Pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë i klasifikojë celularët si burim potencial kancerogjen, botën e kapi paranoja. Por që atëherë, studimet nuk kanë arritur të vërtetojnë një lidhje mes përdorimit të celularëve dhe kancerit. Një studim i përqendruar në rreth 360,000 njerëz në Danimarkë, nuk gjeti asnjë rritje të tumoreve të trurit, që të lidheshin me përdorimin e telefonit celular. Ndoshta më domethënës është fakti që, tumoret e trurit nuk janë bërë më të zakonshëm në SHBA, që prej fillimit të përdorimit të telefonave celularë. Edhe pse ka pasur studime të tjera që tregojnë një lidhje të parëndësishme mes tumoreve të trurit dhe përdorimit të telefonit celular, ata mbështeten në dëshmi nga subjekte të cilët tashmë i kishin tumoret e trurit. Disa shkencëtarë besojnë se subjektet mund të kenë raportuar gabim kohën që kalojnë me celularët, ndoshta në një përpjekje për të shpjeguar gjendjen e tyre. /bota.al
1 minute read