Horizonti.al

A vdesin njerëzit e famshëm në seri treshe? Nju Jork Tajms e ka zbërthyer

Vetëm disa ditë pasi një muzikant i dashur ka vdekur, keni dëgjuar për ikjen e papritur të një ylli kinemaje. Kush e ka radhën? Këto gjëra ndodhin gjithmonë në treshe – apo jo? Edhe pse një model i tillë mund ta bëjë universin të ndjehet më i parashikueshëm, në fakt kjo nuk ndodh.

Si u hodh poshtë ideja

Eshtë përgjithësisht e sigurt të supozohet se, kur një rregull rreth universit vjen në një numër të plotë e të rrumbullakosur – pesë fazat e pikëllimit apo ideja se trupi juaj zëvendëson veten çdo shtatë vjet, për shembull – me siguri i sajuar. Ekzistenca rrallëherë ka rregullsi të tillë. Megjithatë, një pretendim i tillë mund të testohet, dhe në vitin 2014, Alan Flippen vendosi ta bëjë këtë për Nju Jork Tajms. Ishte gazeta e duhur për ta provuar teorinë, për shkak të arkivit të saj masiv të nekrologjive. Për eksperimentin, ata vendosën që të përcaktonin si “të famshëm”, çdo person me një nekrologji prej të paktën 2,0001 fjalësh. Kjo përfshinte përgjithësisht njerëz si Lauren Bacall dhe Nënë Tereza, por edhe figura të tjera më pak joshëse, por të rëndësishme të tilla si Albert Shanker, lideri Sindikatës së Mësuesve.

Çfarë gjetën ata? Ndërmjet viteve 1990 dhe 2014, 449 njerëz të famshëm vdiqën, dhe në 75 raste, dy prej tyre vdiqën brenda tri ditëve nga njëri-tjetri. Por, kur NYT pa se sa herë tre njerëz të famshëm kanë vdekur brenda pesë ditëve nga njëri-tjetri, ata gjetën vetëm shtatë raste në një periudhë 24-vjeçare. Dhe shumë prej këtyre rasteve nuk janë vënë re tamam. A do të kishit vënë re ju, që dirigjenti Lorin Maazel, shkrimtarja, Nadine Gordimer, dhe aktorja Elaine Stritch, si një grup prej tre vdekjesh të të famshmëve në vitin 2014? Po grupin e regjisores naziste Leni Riefenstahl dhe shkencëtarit bërthamor Eduard Teller si dhe Johnny Cashit në vitin 2003?

Sidoqoftë, ka pasur disa rastësi shumë interesante, sidomos në vitin 2006, kur James Broun, Gerald R. Ford, dhe Saddam Hussein, vdiqën pak a shumë në të njëjtën kohë. Po më pas?

Shumëkush e ka të freskët serinë e habitshme të vdekjeve të njerëzve të famshëm në fundin e vitit 2016. Ajo që kualifikohej sipas Nju Jork Tajms ishte vdekja e George Michael në ditën e Krishtlindjeve, vdekja Carrie Fisher më 27 dhjetor, dhe nënës së saj, Debbie Reynolds një ditë më vonë.

Përse mendojmë që është e vërtetë?

Truri i njeriut pëlqen shumë të shohë për modele. Ato i japin universit një ndjesi parashikueshmërie dhe kjo është rehatuese – një gjë që nevojitet kur ke të bësh me vdekjen. Në fakt ka edhe një fjalë për këtë: apofenia, që përshkruan tendencën për të identifikuar marrëdhënie atje ku s’ka të tilla. Eshtë po ajo gjë që na shtyn të besojmë në bestytni dhe numerologji. Por nuk është reale. Nëse thyeni pasqyrën, nuk do të keni shtatë vite ters. E premtja 13 nuk është më e rrezikshme se e enjtja 12. Dhe njerëzit e famshëm nuk vdesin treshe. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button