Muzike

Abba, ribashkimi pas 50 vitesh i yjeve të muzikës pop

Screen Shot 2016-06-07 at 09.26.39Më herët këtë vit, të katër pjesëtarët e grupit të mrekullive të viteve shtatëdhjetë, Abba, ishin mbledhur për hapjen e “Mamma Mia! The Party” në Stokholm. Ishte një rast i mrekullueshëm për fansat, duke treguar se me sa dukej pjesëtarët ishin pajtuar mes tyre.

Këtë fundjavë, Agnetha Faltskog, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad u ribashkuan sërish, këtë herë për të luajtur dhe kënduar këngë të Abba për herë të parë pas 30 vitesh.

Suedezët po festonin 50-vjetorin e tyre në Stokholm, teksa pjesëtarët e grupit Ulvaeus dhe Andersson ishin takuar mes tyre në 5 qershor 1966, duke krijuar një miqësi e cila një ditë do të shpinte në lindjen e grupit.

Deri tani në mediat sociale janë hedhur dy fotografi të aktivitetit, ndërkohë që ende nuk kanë dalë pamje filmike të performancës./bota.al

Leave a Reply

Back to top button