Brenda vetes ne e dimë se nuk trajtohemi të gjithë njësoj. Mjafton të mendojmë vetëm diçka, në njëintervistë pune, nëse do të paraqitej dikush nga ne, do të kishte prioritet krahasuar me një kandidat qëvuan prej autizmit. Sado që ai person mund të jetë shumë i aftë, prapë paragjykimet që ne kemi për persona të tillë, nuk na lejojnë t’u ofrojmë përgjegjësi drejtuese apo menaxhuese në vende pune. Për këtëarsye, në këtë material duam t’ju sjellim një histori reale, e cila padyshim do t’ju bëjë të reflektoni mbi realitetin aktual.
Një zonjë kishte marrë me vete në supermarket fjalin e saj, i cili vuan nga sindromi i Asperger (pjesë e spektrit të çrregullimeve të autizmit). Djali vuri re një raft të çorganizuar dhe filloi të sistemonte çdo produkt sipas një radhe të caktuar.
E ëma bëri një foto dhe e ka ndarë në rrjetet sociale duke u shprehur me fjalët: “Çfarë do të ndodhte nëse kompanitë do të fillonin të merrnin në punë persona autikë? Do ta kishin çdo gjë të organizuar, do tëkishin punonjës efikasë dhe të rregullt me oraret, që nuk do të ndaleshin në asnjë moment derisa tërealizonin projektin që u ngarkohet”.
Paragjykimet që ne kemi për persona të tillë, nuk na lejojnë të shohim përtej aftësive të tyre ndryshe. Ne nuk përqendrohemi tek ajo që ata mund të na ofrojnë, por tek ajo çfarë nuk mund të ofrojnë. Është njësoj sikur secilit nga ne, në një intervistë pune apo në një ambient çfarëdo, t’i kërkonin gjëra që nuk i realizonte dot dhe të na skualifikonin, edhe pse mund të ishim më të mirët për atë pozicion pune.
Aftësi ndryshe nuk do të thotë paaftësi. Ne të gjithë kemi një rol të caktuar në jetë dhe ka ardhur koha qëtë krijojmë një botë më të mirë dhe më gjithëpërfshirëse për të gjithë.