Horizonti.al

A vdiq Krasi nga pirja e arit të shkrirë?

Screen Shot 2016-06-10 at 15.23.02Në vitin 55 Para Krishtit, Markus Licinius Krasi, njeriu më i pasur në Romë, kishte nevojë për një fitore ushtarake për të konsoliduar pushtetin e tij. Fushata e tij kundër Perandorisë Parthiane në lindje nisi mjaft mirë, por në Karrhae në Turqinë e sotme, romakët pësuan njëdisfatë totale dhe vetë Krasi u vra.
Nuk dihet nëse ai vdiq duke luftuar apo u vetëvra për të parandaluar rënien rob në duart e armikut, por më vonë historiani Dion Kasi shkroi se pasi zbuloi trupin e tij, armiku “i derdhi në gojë ar të shkrirë për t’u tallur, për shkak se ai kishte grumbulluar një sasi të madhe parash”. Se ku Dioni e mori këtë informacion nuk dihet, por kjo ndihmoi në konfirmimin e paragjykimeve romake rreth brutalitetit Parthian. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button