“Isha vetëm 14 vjeçe dhe gjithçka ishte një eksperiencë e përjetuar me shumë lumturi, por edhe me ankth. “Non e’ la Rai”, ishte programi televiziv që korri sukses të jashtëzakonshëm. Ai program më ka bërë ta kuptoj realisht se çfarë do të thoshte të bëheshe e suksesshme brenda ditës. Një adoleshent madje bëri tatuazh emrin tim në kokë, gjë që më çmendi fare.
Kam qenë me fat, pasi kam pasur familjen time si një mburojë, në mënyrën më inteligjente. Gjithësuksesin e përjetova më buzëqeshje në fytyrë, e bindur se pak kohë më vonë do të kthehesha në Sicili.
Kur isha fëmijë, isha topolake dhe introverte. Bëja të njëjtat gjëra përditë, por me mundim të madh. Mëpëlqente të rrija në dhomën time, në shtëpi, duke parë filma. Isha e ndrojtur dhe e rezervuar, gjithashtu edhe shumë selektive në shoqëritë e mia. Isha e lidhur me figurën e nënës dhe rrallë mund “të dilja nga binarët”. Më konsideronin të veçante.
Çfarë mendimi kam për femrat? Ajo çfarë shkruhet për femrat, shpesh është e tepruar. Duhet t’i jepet fund dhunës dhe abuzimeve. Shpresoj shumë që femrat çdo ditë të gjejnë guximin për të thënë “Jo”, për tëdenoncuar, për të bërë mirë ndaj atyre që i ndihmojnë”. – Nicole Grimaudo
Femrat janë shtresa e shoqërisë më e prekur nga dhuna dhe abuzimi në familje. Njëkohësisht janë dhe ato që falin shumë, e shpesh nuk e denoncojnë dhunën. Kjo gjë është sigurisht shumë e gabuar. Nëse dikush të dhunon, nuk të do. Harrojini klishetë se “kush të rreh, të do”. Ai që të do vërtet, nuk guxon t’i prekëfijen e flokut femrës që dashuron. Vetë natyra femërore të jep idenë e një qenieje të brishtë, ndaj njëmashkull nuk duhet kurrsesi ta provojë forcën e vet tek një femër.
Sikurse shprehet edhe autorja e fragmentit më sipër, femrat duhet ta denoncojnë çdo rast dhune. Nuk zgjidhet gjithçka vetë, me inerci. Ndonjëherë duhet të merren masa drastike, në mënyrë që gjërat tëndryshojnë në mënyrë drastike. Ndaj, nëse jeni duke përjetuar dhunë, apo ndiheni të abuzuara në familje, denonconi. Ju meritoni një jetë më të mirë.