Histori

Ajo që mendohej se ishte pararoja e historisë, doli vetëm një rrugë pa krye

Nga Anthony Giddens

       Sociologu  Anthony Giddens

Shumica e revolucioneve që kanë ndodhur në shekullin e 20-të janë shoqëruar me marksiszmin dhe me ardhjen në pushtet të partive komuniste. Sipas Marksit, shoqëria komuniste formon një fazë të zhvillimit të shoqërisë pas kapitalizmit dhe besohej shteti njëpartiak i vendosur në Bashkimin Sovjetik, në Kinë dhe në një numër vendesh të Europës Lindore shënonte një përparim mbi atë të demokracisë liberale të stilit perëndimor.

Kina, vendi me popullsi më të madhe në botë, ka mbetur komuniste, ka pak kohë që ka rifutur në ekonominë  e saj mekanizmat e tregut. Sidoqoftë Bashkimi Sovjetik nuk ekziston më dhe në Europën Lindore nuk ka mbetur asnjë shtet komunist. Ç’rrethanë e rastësishme! Sepse ajo që supozohej të ishte pararoja e historisë, doli se ishte më tepër një rrugë pa krye. Në vend që të çonin më tej kauzën e marksizmit dhe komunizmit, revolucionet e viti 1989 në Europën lindore e rrënuan atë. Në vend që të kapërcenin kapitalizmin, ato synuan dhe arritën rivendosjen e  tij. Në vend që të përparonin tej demokracisë liberale shumëpartiake, ato ishin  të interesuara në  vendosjen e saj.

Ndonëse në mënyrë më pak dramatike, Revolucioni Rus i viti 1917 është  përmbysuar. Ai që dukej se ishte një sistem i konsoliduar mirë, madje i pazëvendësueshëm, me gjithë natyrën e tij shtypëse, u shua brenda nja hapësire kohore 2-vjeçare, megjithëse një proces reformash të brendshme kishte filluar më përpara.

Deri në fund të viteve 1980, Bashkimi Sovjetik konsiderohej së bashku me SHBA-në si një ndër dy “superfuqitë” e botës. Që nga 1992, në vend që të ishte superfuqi, ai u nda në shtete të veçanta nga të cilat vetëm dy, Rusia dhe Ukraina, mund të pretendojnë të jenë midis kombeve më të fuqishme të botës.

Çfarë i shpjegon këto ngjarje? A duhet të konsiderohen ndyshimet që ndodhën në Europën Lindore në vitin 1989 si revolucione të vërteta? Apo kemi të bëjmë me  një formë proteste që ka vetëm vlera historike?

Ngjarjet në shumicën e vendeve të Europës Lindore ishin më të papritura dhe dramatike. Në tetor të vitit 1989 në Gjermaninë Lindore u zhvilluan demostata masive në rrugë dhe Muri i Berlinit u rrëzua në nëntor të po atij viti. Menjëherë pas kësaj, ngjarje të tilla ndodhën edhe në Çekosllovaki, që çuan në “revolucionin paqësor”.

Komunisti Nikolea Çaushesku dhe gruaja e tij.

Vetëm në Rumani pati dhunë të konsiderueshme nga të dyja palët. Në dhjetor të 1989-s, udhëheqësi komunisti Nikolea Çaushesku u ekzekutua së bashku me gruan e tij./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button