Enciklopedike

Ajo që shihni në fillim zbulon pikat e forta, kur vjen puna tek dashuria

1. Gruan

Nëse patë gruan të ulur mbi shkëmb, ju jeni një person që vlerësoni çdo gjë sensuale. Ndërkohë që kjo përfshin aktivitetin seksual me partnerin, gjërat që ju udhëheqin janë më shumë sesa seksuale në natyrë. Ju jetoni një jetë të përkushtuar për të përjetuar kënaqësitë e thjeshta të jetës.

Një dush i nxehtë pas një dite të gjatë. Një darkë pa ngut me ushqimet tuaja të preferuara. Embëlsira të shijshme, që kënaq të gjitha shqisat tuaja.

Kjo është e vërtetë për çdo sferë të jetës suaj, veçanërisht kur bëhet fjalë për mënyrën se si dashuroni. Si një partnere apo partner, ju jepni dhe jeni të vëmendshëm. Ju nuk jeni servilë, por pak gjëra ju bëjnë më të lumtur se sa t’i siguroni partnerit gjithë rehatinë. Ju vini re gjërat e vogla dhe jeni të mrekullueshëm në parashikimin e asaj që partneri dëshiron dhe ka nevojë.

2. Djalin e ri

Nëse patë djalin e ri, jeni person që e jetoni jetën në kërkim të dijes. Nuk do të thotë që jeni ndër të quajturit “kokëvezë”. Do të thotë se lidhja me të tjerët dhe mësimi i eksperiencave të tyre janë forca shtytëse të jetës suaj. Si partner romantik, kjo ju bën tejet të dëshirueshëm. Ndërkohë që të tjerët e kanë të vështirë të ruajnë interesin për vogëlsitë e jetës së partnerit, ju jetoni për ato detaje. Partneri ka patur një ditë të çmendur në punë? Kur vjen në shtëpi ju jeni gjithë sy e veshë për ta dëgjuar. Aftësia juaj për t’i dhënë partnerit kohën që dëshiron bashkë me vëmendjen, janë aseti më i madh që keni në dashuri.

3. Mjellmën

Nëse patë mjellmën, jeni person që shihni bukurinë, edhe në rrethana e situatat më të shëmtuara. Disa mund të thonë se kjo ju bën pak si një Polianë, por ju mendoni se ju bën të mundur të shihni dhe kuptoni thellësinë e eksperiencës njerëzore. Të qënit kështu e bën pak të vështirë ndonjëherë që t’ju njohësh. Aftësia juaj për të parë pozitiven edhe në rrethanat më të këqia, mund t’i bëjë njerëzit të ndihen të huaj ndaj jush dhe eksperiencave tuaja perosnale. Por mund të jetë edhe dhunti shumë e madhe. Forca juaj më e madhe në dashuri është aftësia për të nxjerrë të tjerat nga humori i keq, ditët e zymta apo edhe nga dëshpërimi.

4. Figurën në varkë

Nëse patë figurën në varkë në distancë, jeni person që kërkoni aventurë dhe që shpërqëndroheni kollaj. Nuk jeni bërë për të ndenjur ulur në një vend. Forca juaj më e madhe kur vjen puna tek dashuria, është aftësia që keni për të shndërruar ëndrrat në realitet. Jeni lloji i personit me të cilin njerëzit hapen kollaj, dhe në këmbim ju u jepni gjëra që as i kanë ëndërruar ndonjëherë.

5. Fytyra e plakut

Nëse patë fillimisht fytyrën e plakut në qendër, jeni person që nuk ju pëlqen të bëni një jetë sipërfaqësore. I urreni bisedat pa lidhje, dhe shfryni kur të tjerët në zyrë thonë “Shyqyr që erdhi e premtja”. Nuk ndodh se jeni negativë, por sepse kërkoni lidhje të thella e kuptimplote me njerëzit që keni përreth, në cilëndo sferë. Si partner romantik, forca juaj më e madhe është guximi që keni përballë sfidave. Sigurisht, dashuria dhe marrëdhëniet nuk janë vetëm diell dhe ylber. Spesh herë janë të vështira, dhe ju jeni person që vështirësitë nuk ju trembin. Nuk ju bëjnë t’ia mbathni. Me ju në marrëdhënie, vështirësit vetëm sa ju bashkojnë më shumë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button