Horizonti.al

Ajri i kondicionuar, bën mirë, apo bën keq? Përgjigjet e shkencës

Shpëton jetë, por shkakton sëmundje. Na bën më produktivë, por shkakton ndotje. Ja dy pikëpamje të ndryshme, pro dhe kundër. Dy anët e medaljes

Screen Shot 2015-07-24 at 15.11.00PERSE PO

TE MOSHUARIT. Gjatë valëve të të nxehtit ajri i kondicionuar shpëton jetë: në komunitetet me më shumë kondicionerë, është 17% më i ulët numri i 65-vjeçarëve që shkojnë në urgjencë prej patologjive kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes. Në një shtëpi pleqsh në Florida, gjatë 4 ditëve u prish sistemi i kondicionimit dhe temperatura u rrit në 31 gradë. 21 pacientë nga 89 patën probleme me temperaturën nga i nxehti, ndërkohë që 5 ndërruan jetë.

FEMIJET. 69% e pediatërve e këshillojnë për fëmijët e vegjël, që kanë vështirësi me termorregullimin.

PUNA. Nëse kërkohen aftësi numerike, kontrolli të dhënash dhe mendim krijues, temperatura ideale është 20 gradë celcius, sipas studiuesve të Universitetit Kombëtar të Singaporit. Në 24 gradë, produktiviteti bie me 15% dhe gabimet rriten me 25%. Një tjetër studim mbi produktivitetin, i kryer nga studiues finlandezë dhe amerikanë, ka treguar se rritet progresivisht duke nisur nga 20.5 gradë, teksa maksimumi arrin në 21.6 gradë.

NE MAKINE. Kondicioneri përmirëson ajrin në kabinë: një studim në tre automjete të llojeve të ndryshme ka treguar se ajri i kondicionuar redukton mikroorganizmat me 81.7%, grimcat me 87.8%, duke reduktuar kështu riskun e krizave alergjike, pavarësisht nga lloji i mjetit.

PERSE JO

SHENDETI. Shfryrja direkte e ajrit të kondicionuar mund të shkaktojë trakeit, bronshit, ngrirje të qafës, infeksione në vesh, dhimbje koke dhe shpine. Po kështu rritet risku i mushkërive nga baktere që rriten në filtrat e aparateve të vjetër. Tharja e tepruar e ajrit mund të shoqërohet me shqetësime sysh, kruarje dhe skuqje, mbi të gjitha për ata që qëndrojnë gjatë në kompjuter, apo që mbajnë lente sysh e që tentojnë të thahen.

EKONOMIA. Për të mbajtur të freskët banesë, është më mirë të izolohet, të vishen dritaret nga jashtë me errësues, këshillon Leon Glicksman i MIT në Boston. Por mbi të gjitha duhen ndryshuar zakonet: reduktimi i përdorimit të elektroshtëpiakeve që krijojnë nxehtësi; fikja e atyre që rrinë kot (tv etj), hapja e dritareve natën: gjithë këto freskojnë në mënyrë më ekonomike e të shëndetshme.

PUNA. Fresk, dakord, po pa ekzagjeruar. Gjatë verës trefishohen ftohjet në zyrë: për t’i shmangur mes temperaturës së mjedisit dhe asaj të jashtme nuk duhet të ketë ndryshim më shumë se 7 gradë. Sigurisht, nëse jashtë është 50 gradë, mund të zbritet, në kërkim të mirëqenies, jo të të ftohtit.

MJEDISI. Gazrat ftohës ndosin mjedisin: ata të brezit të parë (Cfc, Hcfc) përmbajnë klor dhe janë shkak i vrimës së ozonit; Hfc janë gazra që shkaktojnë efektin serrë dhe kontribojnë për ngrohjen e tokës. Kondicionerët me propan kërkojnë personel të specializuar për instalimin, e si pasojë janë më të kushtueshëm. “NS” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button