Horizonti.al

Aksidenti i parë automobilistik, gjuetia ndaj Tempullarëve, sulmet e 11 shtatorit. Legjenda e “13”- ës

Screen Shot 2015-09-04 at 5.02.32 PM

Shembulli më mbresëlënës por edhe më trazues i fuqisë që kanë numrat mbi psikikën kolektive është sulmi kundër Qendrës Botërore të Tregtisë dhe dy kullave të saj binjake. Shuma e numrave që formojnë datën, 9/11/2001 është 23. Sipas teorive të shumta konspirative, një gjë e tillë tregon fuqinë e madhe të këtij numri. Për numerologët, një numër i plotë është numri 12, kaq janë shenjat e zodiakut, që janë apostujt e Jezusit, janë të shumtë elementët që e bëjnë 12-ën një numër të plotë ndërkohë që numri 12 në një kuptim shkon përtej, është një numër pa paqe, domethënë i mallkuar. Dhe sa për frikën që shkaktonte tek njerëzit E Premtja, dt 13? Eshtë thjeshtë supersticion, apo është me të vërtetë një ditë e mallkuar?

Nju Jork. Shtator 1899. Harry Bliss, një agjent i bursës nuk e dinte që do të ishte njeriu i parë në histori që do të gjente vdekjen në një aksident automobilistik. Aksidenti i parë rrugor që mori një jetë njeriu nuk ndodhi në një ditë dosido. Ishte e premte, 13 shtator. Kur lidhet me ditën e premte, numri 13 ka një mbështjellë veçanërisht negative. Por nga e ka origjinën fama e tij kaq e keqe? Edhe një tjetër kapitull i errët i historisë e pati zanafillën një ditë të premte, 13. Në fillimin e shekullit 14, Filipi IV Mbret i Francës vendosi që Urdhëri i Kalorësve Templarë ishte bërë shumë i fuqishëm. Kështu që firmosi një urdhër arresti i cili duhej të zbatohej në të njëjtën kohë në të gjithë mbretërinë. Të premten, në 13 tetor 1308, pothuajse të gjithë pjesëtarët e Urdhërit të Templarëve u arrestuan. Templarët u burgosën të gjithë dhe u torturuan si kriminelë të rëndomtë. Evropa ishte e tronditur nga fati i këtyre kavalierëve, të cilët kishin ofruar mbrojtje dhe mbështetje në Kryqëzatat në Tokën e Shenjtë. Kjo ditë e errët e historisë së Evropës la një gjurmë të pashlyeshme në memorien kolektive. 13-a konsiderohej tashmë një numër ogurzi.

Supersticioni në lidhje me numrin 13 u përhap sidomos në vitin 1927 me rënien e bursës së Berlinit që i parapriu krizës së rëndë të Wall Street-it në vitin 1929, më e famshme kjo dhe që zhyti në varfëri mijëra persona. Ajo e premte e 13 majit hyri në histori si e Premtja e Zezë.

Por ka edhe të tjera, sepse numri 13 vazhdoi të flasë për veten. Në vitin 1970, astonautët e Apollo XIII i shpëtuan për mrekulli vdekjes së sigurtë. Gjithçka dukej si normale në momentin e nisjes së anijes kozmike, pak pas orës dy të mesditës. Qendra e kontrollit e Houstonit e kishte marrë kontrollin e misionit pikërisht në orën 13.13. Dy ditë më vonë shpërtheu njëra pjesë e modulit të shërbimit. Ishte data 13 prill. Edhe kjo ishte një koinçidencë, apo realisht verifikohen vazhdimisht incidente të premten, në datë 13? Por, pasi një numër merr në valencë negative, duhet kohë që të largohet efekti emotiv.

Leave a Reply

Back to top button