BotaMAIN

Aktorja Farahani: “Populli im peng i regjimit”

Bota që ëndërron Golshifteh Farahanin ndodhet pikërisht në skenën e Festivalit të Filmit në Romë, ku dje mori çmimin e publikut për “Të lexosh Lolitën në Teheran”, film me regji të Eran Riklis në të cilin ajo – aktore dhe këngëtare disidente – luan shkrimtaren Azar Nafisi.

Si është kjo botë?

“Një regjisor izraelit, i dashuruar me letërsinë persiane, bën një film me aktore dhe aktorë iranianë. Jo vetëm kaq: së bashku, ata marrin një çmim në ditën kur vendet e tyre shkojnë në luftë. Është fitorja e artit mbi të keqen”.

Kur e morët vesh për sulmin e Izraelit?

“Rrugës për në aeroport. Në fillim u tremba dhe mendova se ndoshta do të ishte më mirë të qëndroja në shtëpi. Pastaj fola me prindërit e mi që janë ende në Iran. E pyeta babanë nëse donin të largoheshin dhe të bashkoheshin me mua. Ai u përgjigj se nëse duhet të vdesë, do të vdesë atje, në tokën e tij. Ndryshova këndvështrim”.

Çfarë do të thotë?

“Kjo skenë nuk ishte vetëm për mua, por mund të ishte edhe një shans për t’i dhënë zë popullit tim”.

Dhe çfarë do të thoshe, nëse do të mundeshe?

“Ne jemi kundër luftës. Fëmijërinë time e kalova me frikë nga bombat irakiane. Populli im mbahet peng: 80% prej nesh duan fundin e Republikës Islamike. Dhe kjo është arsyeja pse ne luftojmë për revolucionin.”

I cili duket se është ngadalësuar.

“Nuk është kështu. Edhe nëse gazetat flasin më pak për, në Iran gratë po ndryshojnë shoqërinë e cila, që nga revolucioni i Khomeinit është kthyer në një kurth. Tek “Leximi i Lolitës në Teheran” flasim për kohën kur nënat tona u detyruan të mbuloheshin me vello, të fshiheshin. Por prej aty nisi rruga e luftës kundër regjimit. Nëse vajzat sot janë kaq të vetëdijshme, ato i detyrohen edhe sakrificës së atyre që erdhën para nesh”. / bota.al

Back to top button