Më poshtë do të mund të lexoni disa nga thëniet më të bukura të një aktori të madh, si Denzel Washington:
“Bëj atë që duhet të bësh, për të bërë më vonë atë që do të bësh”.
“Mos i frymëzo të tjerët se si të jetojnë. Frymëzoji se si të bëjnë diferencën”.
“Pavarësisht gjithçkaje, në këtë botë duhet të jesh përherë vetvetja ”.
“Fati është kur të shfaqet një mundësi, për të cilën ti je i/e përgatitur”.
“Nëse lutesh të bjerë shi, duhet ta pranosh edhe baltën, gjithashtu. Ajo shfaqet bashkë me shiun”.
“Aktrimi është thjesht një mënyrë për të përballuar jetesën. Familja është jeta e vërtetë”.
“Unë mendoj se një idhull është si një udhëheqës në jetë, dikush që ti e sheh përgjatë ditës dhe mëson prej tij/saj”.
“Nëse ke një armik, atëherë studioje mirë dhe njihe armikun tënd, jo thjesht të rrish i mërzitur me të”.
“Nuk ke për ta ditur asnjëherë se si apo kur do të sigurosh një impakt, apo se sa i rëndësishëm do të jetë shembulli yt për dikë tjetër”.
“Mundësitë që shfrytëzon, njerëzit që takon, njerëzit që do, besimi që ke. Këto janë ato që do të të përkufizojnë si njeri”. / bota.al