Analiza

Al-Baghdadi: “Muxhahedinët do të vijnë deri në Romë”

Al-BaghdadiNë internet është përhapur një rregjistrim që thuhet se është i Al Baghdadit, udhëheqësit të Shtetit Islamik. “Muxhahedinët do të vazhdojnë përparimin e tyre, deri sa të mbërrijnë në Romë”. Në rast se do të konfirmohet që zëri është i tiji, do të rrëzoheshin kështu versionet për një mundësi të vrasjes së tij gjatë sulmeve të fundit të SHBA në Irak. Në mesazhin e rregjistruar përmendet përsëri pushtimi i Romës, gjë që ishte shprehur edhe në muajin korrik gjatë predikimit të famshëm të mbajtur në Xhaminë e Mosulit, ku u vetëshpall udhëheqës i Shtetit Islamik. Al Baghdadi ka ftuar ndjekësit e tij që të shpërthejnë vullkanët e xhihadit në të gjithë botën, duke lëshuar një paralajmërim për SHBA dhe ata që quhen kryqtarë, si dhe që përparimi i militantëve nuk do të ndalet por do të vazhdojë, dashtë Zoti, deri në Romë.

Leave a Reply

Back to top button