Analiza

Al Kaeda falenderon terroristët: Morët hakun e Profetit

al kaeda“Falenderojmë ata që morën hakun e Profetit”. Ky është mesazhi i grupit terrorist Al Qaeda, pas masakrës së një dite më parë në gazetën satirike, ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën disa të tjerë. Me një “x” të kuq mbi fytyrën e Charb, drejtorit të vrarë të gazetës satirike, grupi terrorist Al Qaeda ka ripublikuar në web, listën e zezë apo të të kërkuarve të tjerë. Manifesti i ri i publikuar në internet citon frazën “Pluhuri nuk do të qetësohet kurrë”. Në shënjestër të Al Kaedës është vënë Kurt Westergaard, një karikaturist Danez, Geert Wilders, politikan holandez, Salman Rushdie, etj. Sulmi “Charlie Hebdo”, ndodhi mesditën e djeshme, ndërsa mediat franceze raportojnë se është dorëzuar njëri nga tre të dyshuarit e masakrës në gazetën satirike “Charlie Hebdo”, 18-vjeçari Hamyd Mourad, ndërsa janë lokalizuar dhe rrethuar dy atentatorët kryesorë. Deri më tani asnjë grup terrorist nuk e ka marrë përsipër sulmin.

Leave a Reply

Back to top button