Ekonomi

Alan Greenspan parashikon daljen e Greqisë nga Euro

Screen Shot 2015-02-08 at 22.10.58

Ish kreu i Bankës Qendrore të SHBA, Alan Greenspan ka parashikuar që Greqia do të duhet të lërë eurozonën. Ai tha për BBC se nuk shihte ndokënd që do të ishte i gatshëm të vendoste në dispozicion më shumë hua, për t’i dhënë edhe një shtysë ekonomisë në telashe të Greqisë. Greqia dëshiron të rinegociojë paketën e saj të shpëtimit, por Greenspan tha se “nuk mendoj që do të zgjidhet pa largimin e Greqisë nga Eurozona”.
Më herët, Kancelari i Mbretërisë së Bashkuar, George Osborne kishte thënë se një dalje e Greqisë do të shkaktonte trazira për Britaninë.
Greenspan, kreu i Federal Reserve nga 1987 deri në 2006 tha: “Unë besoj se me kalimin e kohës Greqia do të largohet. Nuk mendoj se qëndrimi i ndihmon ata apo pjesën tjetër të eurozonës – është vetëm cështje kohe përpara se të gjithë ta kuptojnë se dalja e Greqisë është strategjia më e mirë. Problemi është se nuk e konceptoj dot që euro të vazhdojë të ekzistojë normalisht, deri kur të gjithë anëtarët e eurozonës të jenë të integruar politikisht – madje edhe integrimi vetëm fiskal nuk do të bëjë punë”.

Leave a Reply

Back to top button