Magazine

Albano dhe Romina Power do të martohen sërish. Thashethemi po çmend adhuruesit

Mungesa e privatësisë rrjedh shpejt në rrjetet dhe jo vetëm. Është me të vërtetë e bujshme. Ka dalë nga disa lloje burimesh. Shumë e ëndërrojnë derisa të mos përgënjeshtrohet.

Albano Carrisi e Romina Power martohen sërish. Thashethemet vrapojnë shpejt sidomos në rrjete. Edhe pse në mungesë të pohimeve apo e përgënjeshtrimeve adhuruesit e këtij çifti po ëndërrojnë me sy hapur.

Ai që e hodhi këtë lajmë është “Nuovo”, gazeta e thashethemeve që shkruan se Albano Carrisi dhe Romina Power do të martohen sërish. E hodhi sërish edhe Barbara D’Urso, mbretëresha e mbasdites në Kanalin 5 që ka përkëdhelur sedrën e adhuruesve të çiftit. Edhe pse jo kaq e paparashikueshme, afrimi mes dy këngëtarëve në muajt e fundit ka qenë i ngadaltë, por i paepur.

Nga ana tjetër ka qenë vetë Romina Power që e prekur temën tek Maurizio Costanzo: “Nuk e di se çfarë më lidh me Albanon, një lidhje e pazgjithshme…Kjo gjë që na lidh nuk do të vdesë kurrë”. Për të mos thënë për koncertet që kanë realizuar së bashku. “Zërat tanë së bashku, – tha Romina, – krijojnë një vibrim që mbërrin në brendësi edhe për ata që e dëgjojnë…duke provokuar një ndjesi mirëqënieje”. Një mirëqënie mes një burri dhe një gruaje, natyrisht kur duhen. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button