MAINPsikologji

Albert Ajnshtajn: Pesë mësimet themelore për jetën

Pa asnjë dyshim, mendimtari më i madh i të gjitha kohërave është Albert Ajnshtajni, i lindur më 14 mars 1879 dhe vdekur më 18 prill 1955. Ajnshtajni ishte një revolucionar në fushën e fizikës dhe filozofisë. E interpretoi realitetin në një mënyrë e paprecedentë, dhe zbuloi formulën e famshme të relativitetit.

Një shkencëtar dhe një njeri jashtë skemave të zakonshme, i famshëm edhe për karakterin e tij lozonjar dhe kuriozitetin e tij të madh. Një personazh që në fundin e shekullit XIX e  minoi konceptin e “unitetit”, të materies dhe të vetë botës. Fitues i Çmimit Nobel për Fizikë të vitit 1921, ai hodhi themelet e mekanikës kuantike dhe fizikës moderne. Le të kujtojmë 5 këshilla të rëndësishme që na ka lënë si trashëgimi.

1. Ushqeni gjithmonë kuriozitetin tek vetja

“Unë nuk kam ndonjë talent të veçantë, jam vetëm një kureshtar shumë i apasionuar”- do të shprehej në një rast. Dhe në fakt kurioziteti e ka dalluar gjithmonë nga të tjerët. Ai e ka nxitur të ngrejë pretendimet, të shkojë më tej së të tjerët. Në këtë mënyrë Albert Ajnshtajni i kapërceu kufijtë, i kapërceu pengesat e fizikës klasike dhe falë kureshtjes së tij e ktheu përmbys botëkuptimin tonë.

2. Rëndësia e imagjinatës në jetën e njeriut

“Imagjinata është me e rëndësishme sesa dija. Kjo e fundi është e kufizuar, ndërsa imagjinata përfshin botën, nxit përparimin, lind evolucionin”- thoshte shkencëtari i madh. Kreativiteti është përcaktues edhe në shkencë. Dhe nëse shkenca përfaqëson “dijen”, formula, studimi, imagjinata dhe kreativiteti janë elementët shtesë që në fund bëjnë diferencën. Sikur imagjinata ta lejonte edhe një shkencëtar si ai të shihte me ngjyra. Duke parë me ngjyra, mund të shihet një botë e re, ka përparim dhe evolucion.

3. Gabimi është mësimi më i madh

“Nuk keni bërë kurrë një gabim nëse nuk keni provuar asnjëherë diçka të re”- shprehej ai. Pra edhe një gjeni si Ajnshtajni ka gabuar në jo pak raste. Dhe ndër mësimet më të forta të jetës që mund të nxjerrim prej tij, është rëndësia e gabimit. Ajo ishte për të mënyra e vetme dhe e parë për të mësuar më shumë. Nga një gabim mund të rifilloni nga e para duke qenë më të vetëdijshëm.

4. Bëhuni njerëz me vlera

“Mos u mundoni të bëheni një njeri i suksesshëm, por një njeri me vlera”- ishte një këshillë tjetër e shkencëtarit. Ai mendon se midis suksesit dhe vlerave ka një hendek të madh. Fama, njohja, suksesi nuk janë asgjë përpara një njeriu me vlera. Një njeri që di ta bëjë mirë punën e tij, që di të sjellë përparim, që di të kontribuojë vërtet në ndryshimin e gjërave. Këto janë vlerat.

5. Motoja kryesore: Këmbëngulje

Mos u trembni apo frenoni nga pengesat dhe dështimet: gjithçka është pjesë e garës, por nëse keni këmbënguljen për t’u rikthyer në pistë, atëherë herët a vonë do të arrini në vijën e finishit. Duke e rilidhur me këshillën e katërt që është mësimi nga gabimet, hapi tjetër është këmbëngulja.

“Gjithçka është pjesë e udhëtimit”- thotë Ajnshtajni. Sepse rruga drejt zbulimit, drejt vijës së finishit, përbëhet nga pengesat, vështirësi dhe padyshim rinisje nga e para. Të dish se si të fillosh përsëri është tashmë një fitore e madhe. Gjithmonë. / bota.al

Back to top button