MagazinePsikologji

Albert Ajnshtajni dhe rritja jonë personale. Jo thjeshtë për t’u lexuar, por edhe për të mos u harruar

Kush nuk e njeh Albert Ajnshtajnin? Kontributi i tij më i madh ishte mbi teorinë e relativitetit, por përpos shkencës na ka dhuruar disa fraza të nevojshme për rritjen tonë personale.

Thuhet, pak rëndësi ka nëse është e vërtetë ose legjendë, që Albert Ajnshtajni fëmijë nuk konsiderohej veçanërisht inteligjent nga mësuesit. Kishte vështirësi për t’u shprehur dhe për t’u lidhur me të tjerët, filloi të flasë shumë vonë dhe gjatë adoleshencës problemet e tij u përkeqësuan.

Nuk arriti të integrohej në edukimin sekondar. Flitet që një professor, dok Joseph Degenhart i tha që nuk do të fitonte kurrë asgjë në jetë. Pavarsisht kësaj Ajnshtajni nuk e humbi motivimin dhe arriti të zhvillojë teorinë e relativitetit. Ja disa fraza që kontribuan në rritjen e tij personale.


Çdo njeri është një gjeni, por nëse do të gjykoni një peshk nga aftësia për t’u ngjitur në pemë, ai do ta kalojë gjithë jetën e tij duke besuar se është budalla. A.A


Dy mënyra për ta parë jetën


Ka dy mënyra për ta parë jetën: të besosh se nuk mund te ketë mrekulli ose të besosh se gjithçka është një mrekulli e madhe.


Kjo është një frazë e Albert Ajnshtajnit që mund të na bëjë të ndryshojmë sjelljen tonë për jetën. E konsiderojmë veten viktima të asaj që na ndodh? Mendojmë se nuk kemi aftësi për të ndikuar mbi atë që na ndodh? Nganjëherë ajo që perceptojmë si negative na vë në ankth, sa nuk jemi në gjendje të njohim mundësitë që kjo sjell me vete. Shoqëria e sotme na ndot shikimin me një filtër, filtrin e mungesës përkundrejt atij të bollëkut. Besojmë se keni nevojë për të marrë të mira materiale ose shërbime që të na japin atë që na kanë bërë të besojmë se na mungon. Për shumë ndihet se diçka mungon. Ndihen të varfër. Një ndjesi që shumë, në një farë menyre ose në tjetër, e kemi provuar të paktën një herë.

E rëndësishme është të adoptosh një perspektivë për jetën duke pranuar atë që është pronë e tjetrit. Në vend që të mohosh ose refuzosh, provojmë të shohim situatën nën perspektiva të ndryshme, derisa të arrijmë të jemi të ndërgjegjshëm që vizionin ynë mund të bëjë ndryshimin mes një mundësie të fituar ose të humbur.

Të jetosh me pilotin automatik


Janë të paktë ata që shohin me sytë e tyre dhe provojnë ndjenja me zemrat e tyre. A.A.


Kjo frazë e dytë e Albert Ajnshtajnit i referohet se shumë prej nesh jetojnë me pilotin automatik. Besimet tona të fituara ose të trashëguara, zakonet tona ose skemat mendore drejtojnë jetët tona, në këtë mënyrë mbetemi të verbër. Është e vështirë të dalësh nga modaliteti automatik. Ekzistojnë shumë aktivitete si meditimi që na fton të jemi më prezentë dhe për t’u larguar nga ajo formë jetese mekanike që na bën të sillemi si robotë. Nuk ka gjë më pasuruese se të vendosim lidhje me pjesën tonë të brendshme.


Duhet të jem i gatshëm të heq dorë nga ajo që jam për t’u bërë ajo që do të jem. A.A.


Rreziku i të mos bërit asgjë


Çmenduri është të bësh gjithmonë të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme. A.A


Për çfarë vlen të pengohesh gjithmonë në të njëjtin gur? Priremi të presim që gjërat të ndryshojnë pa ndryshuar zakonet tona, sjelljet tona pa u pjekur. Është sikur t’ia lemë përgjegjësinë të asaj që ndodh një force të mbinatyrshme. Sikur fati ose fatkeqësia t’i përkasin të tjerëve. Shpeshherë njerëzit akomodohen në ankesa ose viktimizime. Thonë se; “puna nuk më pëlqen, por nuk mund të gjej një tjetër”, ose “nëse partneri do të ndryshojë, do t’ia dal”. E gjitha kjo, ashtu si thotë Ajnshatjni është një çmenduri. Për të parë rezultate të ndryshme duhen bërë ndryshime brenda nesh. Të lëvizësh, të dalësh nga zona e sigurisë, të veprosh, të mos ndalosh. E vështirë të marrësh rezultate të ndryshme duke përsëritur të njëjtën skemë.

Dështimi ndodh kur pushon së provuari


Dështon vetëm kur pushon së provuari. A.A


Dështimet nuk janë një motiv për të hequr dorë, por mund të mësohet shumë prej tyre. Dështimet janë një mësim dhe t’i shohësh nën këtë perspektivë na lejon të avancojmë. Nëse Albert Ajnshatjni do ta kishte besuar, sot nuk do të shijonim trashëgiminë e tij, as edhe atë të shumë personazheve që kanë dhënë kontribute në progres. Dështimi i vërtetë ndodh kur pushojmë së provuari ose përçmojmë rrugën dhe fiksojmë vetëm qëllimin final.


Gjeniu është i përbërë nga 1% talent dhe 99% punë. A.A


Ndrysho mënyrën e të menduarit


Bota që kemi krijuar është produkt i mendimeve tona, pra dhe nuk mund të ndryshojë, nëse fillimisht nuk modifikojmë mënyrën tonë të të menduarit. A.A


Pavarsisht se është e vështirë të besohet, realiteti që shohim ndikohet shumë nga përvojat tona, nga optimizmi dhe pesimizmi që kemi fituar përmes përvojave. Për këtë arsye nuk ia vlen të ankohemi sesi na ndodhin rrethanat, përderisa jemi ne që duhet të ndryshojmë mënyrën tonë të të menduarit dhe mënyrën tonë të të parit të gjërave. Albert Ajnshtajni na ofron raste reflektimi mbi të gjitha sjelljet që na bëjnë të ndihemi në dyshim të rrethanave sikur të mos kemi asnjë kontroll mbi to. Në të vërtetë çdo ndryshim lind brenda nesh. Duhet të përfitojmë. Nëse gjendeni në një proces rritjeje personale, nëse po përjetoni kriza, ose nëse ndiheni në vështirësi për të ecur përpara këto fraza të Albert Ajnshtajnit mund t’ju ndihmojnë. Të reflektoni mbi secilën prej tyre do t’ju ndihmojë të hapni mendjen, të vini në diskutim gjithçka që keni mësuar dhe të vini në praktikë, do t’ju lejojë të eksperimentoni në jetë në mënyrë më stimuluese. / “La Mente” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button