Horizonti.al

Albert Ajnshtajni kishte të drejtë, madje edhe përtej Udhës së Qumështit

Teoria e përgjithshme e relativitetit e formuluar nga Albert Ajnshtajni prej më shumë se një shekulli vetëm tani është treguar se funksionon edhe në galaksitë përtej Udhës së Qumështit. Këto të dhëna të reja vijnë nga observatori europian Austral, Eso. Një ekip ndërkombëtar i astronomëve ka kombinuar të dhënat e teleskopit hapsinor Hubble të Nasës me ato të VLT-së (Very Large Telescope) të Esos në Kili dhe rezultatet treguan që graviteti sillet ashtu siç e kishte parashikuar Ajnshtajni në teorinë e realtivitetit të përgjithshëm në shkallën galaktike. Për këtë studim u mor galaksia ESO 325-G004  që sillet si një lente gravitacionale, duke shtrembëruar dritën që vjen nga një galaksi e largët që gjendet pas saj dhe duke krijuar një unazë ajnshtajni përreth qendrës së vet. Duke krahasuar masën e ESO 325-G004 me kurbën e hapsirës përreth, astronomët zbuluan që graviteti në këtë shkallë largësie astronomike sillet sikur e ka parashikuar relativiteti i përgjithshëm, çka hedh poshtë disa teori alternative të gravitetit. U përdorën të dhënat e VLT-së për të matur sa shpejt lëviznin yjet e ESO 325-G004, çka lejoi të zbulohej se sa masë duhet të ketë në galaksi për të mbajtur yjet në orbitë. Falë Hubble observuan një unazë ajnshtajni rezultat i shtrembërimit të ushtruar nga ESO 325-G004 në dritën e ardhur nga largësitë e largëta. “Duke observuar unazën, astronomët mundën të masin sesi drita (dhe ndërkohë hapsirë-koha) devijoheshin nga masa e madhe e ESO 325-G004,” – detajon informacioni. Teoria e relativitetit e Ajnshtajnit parashikon se objektet deformojnë hapsirë-kohën përreth duke bërë që çdo dritë që i kalon afër të devijohet. Sipas drejtorit, Thomas Collet nga universiteti Porstmouth tregoi se falë të dhënave të dy observatorëve u matën forma të ndryshme të forcës gravitacionale. “Rezultati, – shpjegon ai, – është i drejtë dhe parashikon relativitetin me një marzh gabimi prej 9%. Kjo është prova më e saktë e relativitetit jashtë Udhës së Qumështit deri më tani dhe është përdorur vetëm një galaksi.” Relativiteti i përgjithshëm është testuar me një saktësi të lartë në shkallën e sistemit diellor. Megjithatë nuk ishin realizuar teste kaq të sakta në shkallë astronomike kaq të mëdha. Prova e gravitetit në largësi kaq të mëdha është e një rëndësie të madhe për të vlerësuar modelin kozmologjik aktual. Ky zbulim parashikon se efektet e gravitetit në kurbën hapsirë – kohë varen nga shkalla. Graviteti duhet të sillet në mënyrë të ndryshme në shkallën e distancave të mëdha astronomike në krahasim me distancat më të vogla të sistemit diellor. Megjithatë Collet dhe ekipi i tij kanë zbuluar se ka pak të ngjarë që të jetë kështu, të paktën në ndryshime që prodhohen në shkallë të distancave më të mëdha se 6000 vjet dritë. Professor Bob Nichol shprehet se është kënaqësi më vete përdorimi i teleskopëve më të mirë në botë me qëllimin për të sfiduar Ajnshtajnin dhe në fund për të vërtetuar se sa të drejtë kishte ai. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button