Nga Seria: Sa shumë histori me komplote: Faktet përballë supozimeve
Fakti: Në natën e 28 shtatorit 1978, Albino Luciani, i bërë Papë nën emrin Gjon Pali I, pas vetëm 33 ditësh si Papë ndërroi jetë në apartamentin e tij privat për shkak të një infarkti kardiak.
Çfarë thonë komplotistët: Spekulimet e shumtë për këtë vdekje të papritur përmendin masonerinë, mafian dhe shërbimet e fshehtë. Hipoteza alternative më e famshme flet për një komplot që do të kish për qëllim që Papa i ri të mos arrinte merrte në këqyrje cështjet financiare të Kishës. Në fakt, Luciani kish ndërmend të vazhdonte me një rishikim të thellë të pranisë së Vatikanit në tregjet botërorë, një menaxhim që në ata vite i ishte lënë Paul Marcinkusit./Bota.al