Analiza

Albioni besëthyes është bërë “budalla”

Nëse Salmond e ka kokën nga e djeshmja, Cameroni as kokën nuk e ngre. E ka kuptuar në momentin e fundit se pakënaqësia skoceze ishte kundër Londrës, domethënë atij vetë, dhe kështu e transformoi arrogancën angleze në panik. Bën premtime të orës së fundit, duke shpresuar të shkëpusë një fitore të “PO”-së që do ta bënte trashëgimtar të denjë të Mbretit George III, mbreti “që humbi Amerikën”

yes noSido që të përfundojë, Mbretëria e Bashkuar nuk do të jetë më e njëjta. Edhe nëse fitojnë unionistët, përralla e bukur e një kombi të përbërë prej katër kombesh – Anglia, Uellsi, Skocia, Irlanda e Veriut – është përplasur tashmë me aventurizmin politik (Alex Salmond) dhe diletantizmin (David Cameron). Britania e Madhe ishte një ishull i arsyes pragmatiste në botën e shkujdesur, toka ku realizmi zëvendësonte edhe ideologjitë më joshëse. Për këtë arsye, martesa e 4 kombeve, sot madje edhe në Belfast, dukej si një martesë e përjetshme interesi: jemi së bashku sepse na volit, ua lëmë ju kontinentalëve pasionet e rrezikshëm, si për shembull atë të një Europe të madhe të bashkuar: ëndrra juaj do të shndërrohet në makth, na thoshin, dhe ndoshta nuk gaboheshin.
Prandaj, prej një kohe të gjatë në Londër ishte bërë zakon të gjeje strehim në Mbretërinë e Bashkuar. Britania e Madhe ishte vendi i qetë ku mund të jetoje rehat sepse, sic thoshte John Foules, anglezi është i tillë që, nëse i shkel këmbën, ai të kërkon falje. Kështu “rënia e ëmbël” e Anglisë, ku mbiemri “e ëmbël” ka më shumë peshë se emri “rënie” ishte një siguri e fortë: cili vend tjetër i botës ka humbur një perandori jo me luftë të humbur, por me një luftë të fituar? Një perandori që administrohej nga skocezët. Por arsyeja ka humbur. Salmond, udhëheqësi skocez kishte famën e fshatarit me këpucë të mëdha dhe trurit jo të hollë, por ai u udhëhoq nga instikti, si ato pulat që, edhe pse e shohin makinën të afrohet, hidhen në rrugë: jam nacionalist, ndaj dua pavarësi.
Po cfarë pavarësie, për Skocinë e cila tashmë vetëqeveriset? Ligji i Unionit i vitit 1707 bashkoi dy kurora, atë angleze dhe atë skoceze, por ai sot kënaqet me një mbretëreshë të vetme, atë të Anglisë. Dhe nuk do të donte të bënte pa stërlinën, simbolin e City-t. Do vetëm naftën e Detit të Veriut, që tani po shteron: “Ti beson tek e djeshmja”, do i kish thënë John Lennoni.
Nëse Salmond e ka kokën nga e djeshmja, Cameroni as kokën nuk e ngre. E ka kuptuar në momentin e fundit se pakënaqësia skoceze ishte kundër Londrës, domethënë atij vetë, dhe kështu e transformoi arrogancën angleze në panik. Bën premtime të orës së fundit, duke shpresuar të shkëpusë një fitore të “PO”-së që do ta bënte trashëgimtar të denjë të Mbretit George III, mbreti “që humbi Amerikën”. Kur anglezët quajtën konservatorët “partia e budallenjve”, për t’i bërë elozhe realizmit pragmatist, nuk mendonin që interpretimi i drejtpërdrejtë vlente. Ja përse Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, si quhet në pasaporta, nuk do të jetë më e njëjta, sido që të shkojë. Ai që do të humbasë, aventuriesi Salmond apo diletanti Cameron, duhet të japë dorëheqjen. Por do të shihni që nuk do të ndodhë, sepse mekanizmi politik ka ngecur. Një komentator ka shkruajtur: Mbretëria e Bashkuar ishte një lodër që funksiononte për mrekulli, por ju e keni prishur. Alessio Altichieri/Il Fatto Quotidiano/
PERGATITI: www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button