Analiza

Aleanca e shenjtë e terrorit: Priten katër koka edhe në Sinai

kater mossad

Tmerri i ditës janë katër koka të prera në rërat e Sinait, dhjetëra ushtarë të burgosur dhe gjysmë lakuriq në shkretëtirën siriane. Në një filmim të gjatë të mbushur me thirrje, muzikë dhe një përshkallëzim të pamjeve të tmerrshme, një grup luftëtarësh të maskuar, që i përkasin grupit “partizanët e Jeruzalemit” tregojnë “katër spiunë të Mossadit”, shërbimi i fshehtë izraelit, të gjunjëzuar përballë telekamerave dhe që më pas ekzekutohen njëri pas tjetrit.
Tre flamuj të ISIS valëviten në vendin e ekzekutimit, shenjë e një vullneti për të patur lidhje mes grupin egjiptian dhe xhihadistët sunitë sirianë.
Katër viktimat mendohet se janë kapur jo larg prej Rafahut, qyteza në kufi me Rripin e Gazës dhe prerja e kokës mendohet se është hakmarrje për sulmet izraelitë të fundit të korrikut, që kanë goditur fraksionet islamikë që veprojnë në gadishullin e Sinait, një zonë që regjimi i Kairos ka vite që e ka të vështirë ta kontrollojë.
Filmimi, që për nga koha dhe mënyra përsërit atë të gazetarit amerikan Foley, i vrarë në zonën siriane të Raqqas, zbulon se si ofensiva mediatike e themeluesve të kalifatit mes Sirisë dhe Irakut po përhapet dhe bën ndjekës. Ashtu si al Kaeda në kohën e saj, ISIS paraqitet si platformë e grumbullimit të arkipelagut xhihadist të Lindjes së Mesme, një pol tërheqjeje për luftëtarë nga vende arabë dhe vende perëndimorë, dhe udhëheqës i lëvizjes ekstremiste myslimane.

Leave a Reply

Back to top button