Analiza

Aleksandr Zaldostanov: Ujku i Putinit

Çmendet pas motorave Harley-Davidson dhe muzikës heavy metal, por lufton për të mbrojtur Rusinë ortodokse nga komplotet amerikane. Lideri i “Ujqërve të Natës” është një prej simboleve të kthesës nacionaliste të Kremlinit

Screen Shot 2015-04-28 at 11.12.31

Aleksandr Zaldostanov: Ujku i Putinit

Çmendet pas motorave Harley-Davidson dhe muzikës heavy metal, por lufton për të mbrojtur Rusinë ortodokse nga komplotet amerikane. Lideri i “Ujqërve të Natës” është një prej simboleve të kthesës nacionaliste të Kremlinit

Vincent Jauvert
Qenë paralajmëruar të gjithë. Pak ditë pas vrasjes së Boris Nemtsovit, të ndodhur në Moskë me 27 shkurt, Aleksandr Zaldostanov kishte deklaruar: “Vetëm frika e vdekjes mund ta ndalojë opozitën ruse”. Por kush është ky personazh shqetësues, i pranishëm gjithandej në televizionin rus? Është një motoçiklist 52

vjecar, fans i filmit Mad Max dhe i Patriarkut të Moskës. Putini e quan “vëlla” dhe e ka bërë një prej simboleve të kthesës nacionaliste të tij, përveçse kreun e një lloj garde pretoriane. Zaldostanov, një gjigant me flokët e mbledhur bisht, mbiquhet “Kirurgu” prej studimeve të tij në Mjekësi, dhe drejton klubin më të madh të motoçiklistëve të vendit, që përfshin mijëra të regjistruar. Janë Hell’s Angels në version pansllav. Ky kryqtar i besimit fetar ortodoks, të cilit i është ndaluar hyrja në Bashkimin Europian dhe në Shtetet e Bashkuara si pasojë e inkursioneve të tij në Krime, beson se ka një mision hyjnor: të ndihmojë Vladimir Putinin që të “ribashkojë Ukrainën, Bjellorusinë e Rusinë” dhe sidomos të mbrojë Presidentin rus nga “përbindëshi i portokalltë”, revolucioni popullor

të cilit Nemtsov i apelohej prej vitesh. Vendi i zënë nga Zaldostanov në skenën politike ruse është një shenjë e devijimit të Putinit dhe nuk premton asgjë të mirë për Rusinë dhe për Europën.

Nga Moska deri në Vladivostok, të gjithë e njohin Kirurgun, motorin Harley-Davidson dhe tatuazhet e tij. shikohet kudo, në shoqërinë e njerëzve të tij, Ujqërve të Natës, dhe të motorave të tyre. Prej një viti, këta engjëj mbrojtës të frikshëm të Putinit janë të pranishëm në të gjitha evenimentet dhe festimet zyrtare. Në shkurtin e 2014 kanë bllokuar me forcë rrugët e eksesit në Krime, hapi i parë drejt aneksimit të gadishullit. Në nëntor, në lidhje të drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror, kanë hapur kortezhin e festës kombëtare në Moskë

duke shpalosur flamurin e tyre, ku bashkëjetojnë ylli i kuq sovjetik dhe shqiponja perandorake. Me 12 shkurt, një vit pas rënies së Presidentit ukrainas Viktor Janukoviç, Kirurgu ishte në krye të manifestimit antiMaidan në Moskë, në të cilin mijëra njerëz kanë thirrur “Ne nuk harrojmë, ne nuk falim” kundër qeverisë së re ukrainase. Në fillim Zaldostanov kishte menduar për një slogan më të thjeshtë: “Vdekje byth….ave”. Nga podiumi ka thënë se do t’i “shfarosë” opozitarët e Putinit, duke saktësuar: “Kjo e imja nuk është një ftesë për aksione ekstreme, por duhet bërë gjithçka është e mundur për t’i penguar që të shkaktojnë dëme”. Një formulë mjaft ambigue, e shqiptuar pak më shumë se një javë para vrasjes së Nemtsov.

Të shpëtojë botën
Zaldostanov më lë takim në orën 2 të natës në klubin e tij, në një zonë të izoluar nja 20 kilometra larg nga Moska. Në hyrje ndodhen 2 ujqër të balsamosur, një kryq ortodoks i madh dhe skelete kamionësh. “E ndaluar të vishen komplete sportive dhe mimetike”, paralajmëron një tabelë. Një altoparlant transmeton “Still loving you” e rrokgrupit Scorpions. Një i ngarkuar me sigurinë na shikon për një kohë të gjatë, na kontrollon dhe në çon në bar restorantin e lokalit, ku nuk do të na i ndajë sytë gjatë gjithë 4 orëve të intervistës. “Kirurgu ka marrë shumë kërcënime”, thotë. Një ditë më parë dikush i ka vënë zjarrin një prej parafabrikateve të qendrës. “Sigurisht fashistë

të shitur tek ukrainasit”. Zaldostanov mbërrin, me bicepset e tij të trasha tamam si pulpa dhe shikim mbresëlënës të kaltër të hapur. Qesh me dashamirësi dhe porosit vodkë Beluga, “më e mira”. “Bëhen 15 vjet që ky është territori ynë”, shpjegon ai. Bike center është një vend takimi për motoçiklistët, me një diskotekë dhe një fushë stërvitjeje. “Është këtu që përgatisim podiumet, akrobacitë dhe efektet speciale për spektaklet tona”.

Në fakt, Zaldostanov është edhe organizatori i një lloj “Woodstock patriotik” të botës sllave. Spektakli i gushtit të vitit 2014 në Sevastopol, kryeqyteti i Krimesë së sapo aneksuar, është transmetuar drejtpërsëdrejti në televizionin shtetëror. Një himn ndaj lavdisë së ndërhyrjes ruse në Ukrainë, financuar nga Ministria e

Kulturës. “Ishte një rindërtim i grushtit të shtetit të Maidanit. Me rrokun patriotik në bekgraund, tregoja sesi nazistët kanë marrë pushtetin në Kiev të ndihmuar nga amerikanët”, tregon Zaldostanov. I ka bërë gjërat me madhështi: “Në një skenë 500 metra të gjatë, 300 artistë kanë performuar përpara më shumë se 200 mijë njerëzve. Ushtarakët na kanë huazuar autoblindat dhe projektorët”. Eventi ishte konceptuar shumë kohë përpara aneksimit të Krimeë si një operacion propagandistik prorus. “Ideja ma ka ardhur në vitin 2008, kur jam kthyer në këtë qytet ku kam kaluar fëmijërinë time”, tregon Zaldostanov. “Kam kuptuar se nuk e kisha dashur kurrë shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Atëhere kam vendosur që ta bëj gjithë këtë në

mënyrë që Ukraina, ku edhe kam lindur, t’i kthehej Rusisë. Ideja e krijimit të një spektakli lidhur me këtë temë në Sevastopol nuk është se nuk i ka pëlqyer Rusisë, duke parë se pak kohë më pas jam bekuar nga Patriarku personalisht”. Në vijim ka qenë vetë Putini ai që është entuziazmuar.

Takimi ka ndodhur në vitin 2009, dy ditë përpara spektaklit të parë në Sevastopol, ku Putini, në atë kohë Kryeministër, kishte vendosur ta mbështesë publikisht. Sikur të përkëdhelte idenë e një kthese nacionaliste dhe ndoshta deri në një rikthim të Krimesë në Rusi. “Atë mbrëmje ka ardhur në bike center. Ka qenë një surprizë e jashtëzakonshme. Më ka dhuruar një flamur rus dhe kemi biseduar gjatë”, kujton Zaldostanov. “Kam dëgjuar se e

donte dhe e kuptonte vendin e tij. është lideri me vizionin më të gjerë nga koha e Stalinit. Si puna ime, mendon se vetëm Rusia mund ta shpëtojë botën nga dekadenca morale”, rrëfen me zellin tipit e të konvertuarve. Në të kaluarën ka abuzuar me çdo lloj droge duke rrezikuar që të “mbetet në të thatë”, përpara se të takonte një prift ortodoks në fillimin e viteve Nëntëdhjetë.

Kirurgu dhe Cari janë bërë shpejt të pandashëm. Ish rebeli dhe ish agjenti i KGB-së shikohet tek ecin me Harley-Davidson, në krye të një kolone të “Ujërve të Natës” në rrugët ruse deri në Novosibirsk. Këto zdërhallje, shpesh të transmetuara në televizion, forcojnë imazhin prej maçoje të Putinit. Në vitin l 2012 Presidenti rus ka bërë të presë për 4 orë ukrainasin

Janukoviç, i cili e priste në Kiev për një vizitë zyrtare. Putini dhe miqtë e tij po përshkonin Krimenë me motor, sikur të ishte tashmë pjesë e Federatës Ruse. Nga ana tjetër, thotë Zaldostanov, “aty ku janë Ujëqrit, është edhe Rusia”.

Putini nuk humbet rast për të nderuar të dobishmin dhe të devotshmin Kirurg. Në vitin 2013 i ka dhënë një medalje “për aktivitetin e tij në edukimin patriotik e të rinjve”. Disa muaj më vonë e ka emëruar si pishtarmbajtës zyrtar të flakës olimpike në Lojërat Olimpike të Soçit, të cilat Nemtsov i kishte denoncuar si “më të korruptuarat e historisë”. Putini i telefonon rregullisht Zaldostanov dhe e fton në Kremlin. Një ditë sërish mund të ketë nevojë për të dhe Ujqërit e tij, ndoshta deri për të shpëtuar

pushtetin e tij. “Armiqtë e Presidentit janë armiqtë e Rusisë dhe, për pasojë, tanët”, paralajmëron Zaldostanov. Miqtë e Boris Nemtsov janë paralajmëruar. (Le Nouvel Observateur)

Biografia
◆ 1962 U lind në Ukrainë.

◆ 1989 Bëhet lider i “Ujqërve të Natës”.
◆ 2009 Njihet me Vladimir Putinin.
◆ Gusht 2014 Organizon një concert në Krime

për të festuar ndërhyrjen ruse.
◆ Shkurt 2015 Është ndër promotorët e manifestimit antiMaidan në Moskë.

Përgatiti: ARMIN TIRANA/Bota.al

Leave a Reply

Back to top button