Analiza

AMERICAN GANGSTERS (II) / Alkool, plumba dhe gjak: Kështu e pushtoi mafia Amerikën

AG2PJESA E DYTE

Në 17 janar 1920, hyri në fuqi Amendamenti 18 i Kushtetutës së SHBA. Kish ardhur Prohibicionizmi. Alkooli ishte i paligjshëm – dhe Amerika kishte ndryshuar një herë e përgjithmonë.

Kaq të bindur ishin dashamirët në Kongres që alkooli ishte në origjinë të të gjithë krimeve, saqë disa qytete shkuan aq larg sa të shisnin qelitë e tyre, pasi menduan se nuk do të nevojiteshin më. Por, në fakt duhet të kishin ndërtuar më shumë të tilla.

Kriminelët morën kontrollin gjatë “Eksperimentit Fisnik” të Amerikës, që zgjati deri në viti 1933, duke ofruar një oqean me alkool për një komb ende të etur. Miliona të paimagjinueshme përfunduan në familjet e Mafias, bandat e hebrenjve, ato të irlandezëve si dhe të paligjshmëve të tjerë që u shndërruan në baronët e birrës gjatë viteve Njëzetë.

Afro 30 mijë lokale “speakeasy”, që morën këtë emër për shkak se duhej të pëshpërisje një fjalëkalim për të hyrë brenda, u hapën në qytetet e mëdha, por edhe në ata më të vegjlit. E pabesueshme, por edhe presidenti Harding kishte një sasi pijesh alkoolike të fshehura në Shtëpinë e Bardhë. Një tjetër tregues që Prohibicionizmi ishte id estinuar të dështonte, ndodhi në një rast kondrabandizmi në Los Angeles: Gjykatësit i pinë të gjithë provat! 12 burrat e etur argumentuan se kishin qenë thjeshtë duke testuar sasinë e konfiskuar për të përcaktuar nëse përbande alkool apo jo, që në fund vendosën se përmbante. Cështja u mbyll.

Në Chicago, i forti i Mafias, Al Capone dhe banditi rival irlandez, Bugs Moran i lëviznin papushim kamionët me pije alkoolike, duke i shtuar edhe kontrabandën veprimtarisë së tyre të bixhozit, grabitjeve dhe prostitucionit.

Në Detroit, Purple Gang, banda vrastare që përbëhej kryesisht nga banditë hebrenj dhe e lidhur me Al Caponen, fuste kontrabandë uiski nga Kanadaja.

Lordi i krimit, Arnold Rothstein mbikëqyrte disa rrugë detare që furnizonin lokalet e Nju Jorkut. Ndër personat që ai favorizonte, ishin edhe mbretërit e ardhshëm të Mafias, Lucky Luciano, si dhe miku i këtij, Meyer Lansky.

Në Atlantic City, politikani super i korruptuar Enoch “Nucky” Johnson e shpalli hapur rezortin e tij në bregdet një parajsë për të eturit. “Kemi uiski, verë, gra, këngë dhe makina bixhozi. Njerëzit i duan”, deklaroi Johnson, qyteti i të cilit ishte një pikë mbërritjeje për pijet alkoolike që vinin nga përtej oqeanit.

Në të gjithë Amerikën, vrasës të mafias, emrat e të cilëve do të shndërroheshin në famëkeqë, iu kthyen kontrabandës. Ishte simpatiku Jonny Roselli që ndihmonte yjet e Hollyëoodit të shijonin një pije. Armiku Publik Nr. 1, Dutch Schultzi i Neë Yorkut nisi luftën me rivalët e tij, Legs Diamond dhe “Qeni i Cmendur” Coll për shpërndarjen e alkoolit. Simpatiku Bugsy Siegel do ta niste me kontrabandën e alkoolit dhe më vonë do ta shndërronte Las Vegasin në një qytet të mafias.

Në Cincinnati, avokati George Remus, që besonte se ishte frymëzimi për librin e F. Scott Fitzgerald “Getsbi i Madh”, u pasurua aq shumë, saqë në një festë të madhe që organizoi, i dhuroi cdo mysafiri një orë me diamant dhe secilës prej bashkëshorteve të tyre, një makinë të re.

Në Tampa, Florida, gjiret e shumtë të qytetit u shndërruan në parajsa të trafikantëve që sillnin pije alkoolike nga Kuba, Meksika dhe Bahamas.

Edhe policë të korruptuar – dhe kishte shumë të tillë – hynë në veprim. Një polic nga Uashingtoni në Seattle, Roy Olmstead u shndërrua në mbret të zonës duke trafikuar alkool nga Kanadaja. Fitoi më shumë në një javë, nga sa do të fitonte në 20 vjet si polic!

Në vend që të fishonte një kryqëzatë morale kundër alkoolit, Prohibicionizmi inkurajoi më shumë imoralitetin. Për t’u fajësuar ishte vecanërisht mungesa e zbatimit, që coi në ngritjen e Mafias, anëtarët e të cilës si Capone, përdorën rryshfetin, intimidimin, dhe vrasjes për të qëndruan në biznes dhe eleminuar konkurrencën.

5000 jetë njerëzish u humbën gjatë Prohibicionizmit në vrasje që lidheshin me kontrabandën, mes bandave rivale. Afro 800 gangsterë gjetën vdekjen vetëm në rrugët e Chicagos, ku ngjarja më e famshme është ajo e Ditës së Shën Valentinit në 1929.

Shtatë persona që i përkisnin bandës së Bugs Moranit u reshtuan në murin e një garazhdi dhe u pushkatuan me automatikë nga vrasës të urdhëruar prej Al Capones. Brutaliteti i kësaj ngjarjeje e tronditi kaq shumë Amerikën, saqë dhe vetë gangsterët u shqetësuan. Kështu, ata vendosën të mblidhen në Atlantic City tre muaj pas Masakrës së Ditës së Shën Valentinit për të gjetur një mënyrë për ndaljen e vrasjeve të njëri-tjetrit dhe për të vazhduar të fitonin para.

Erdhën nga të katër anët. Aty ishte Capone, që madje dhe pozoi për fotografët në Bulevardin e qytetit. Meyer Lansky, i sapomartuar, solli me vete bashkëshorten Anne dhe zuri Suitën presidenciale në Breakers Hotel. Ishte ai që e kishte thirrur mbledhjen. Erdhi dhe miku i tij, Luciano, ashtu si dhe të mëdhenjtë e mafias, Frank Costello, Vito Genovese dhe Albert Anastasia. Edhe Dutch Schulz dhe Bugsy Siegel ishin të pranishëm në takim, pëprjekja e parë kjo për krijimin e një Sindikate Kombëtare të Krimit.

Bosi i qytetit, Johnson, garantoi që nuk do të kishte prani të policisë.

Gjatë tre ditëve të para të takimit, pati një raund konstant festash në hotel, teksa Johnson ofroi sasi të mëdha alkooli, ushqimesh dhe vajzash për argëtim. Për mysafirët që kishin sjellë bashkëshortet apo të dashurat, Johnson u ofroi atyre kapela gëzofi si dhuratë.

Por pas festave, erdhi koha e biznesit.

Kishte shumë tema të rëndësishme për të diskutuar, përfshirë konkurrencën konstante të bandave rivale për pijet e importit, dëshirën për t’i dhënë fund dhunës dhe cfarë të bëhej me biznesin e pijeve alkoolike kur të merrte fund Prohibicionizmi.

Delegatët e Atlantic City i kryen diskutimet e tyre më seriozë në sallat e konferencave të Hoteleve Ritz dhe Ambassador. Por disa bisedime joformalë u zhvilluan jashtë, me delegatët që hiqnin corapet, përvishnin pantallonet dhe diskutonin gjatë shëtitjeve në plazh.

U morën vendime për të ndalur konkurrencën me njëri-tjetrin, për të maksimizuar fitimet dhe zhvilluar një monopol mbarëkombëtar në trafikun e pijeve të paligjshme.

Kur të merrte fund Prohibicionizmi, bosët vendosën që do të organizoheshin në organizata bashkëpunimi, duke investuar në fabrika të ligjshme pijesh, në distileri si dhe kompani të importit të pijeve alkoolike.

Delegatët diskutuan edhe për interesin në rritje në veprimtarinë e bixhozit, si bastet, garat me kuaj dhe kazinotë. Për krimin e organizuar, ditët e lavdishme ende s’kishin marrë fund dhe, me arkat e mbushura prej fitimeve të Prohibicionizmit, gangsterët i zgjeruan perandoritë e tyre dhe prekën pothuajse cdo aspekt të jetës së Amerikës.

Kishte dhe një vendim të fundit që morën delegatët në Atlantic City. Në një pikë, ata vendosën që dy bosët më të fuqishëm të Mafias në Amerikë, Salvatore Maranzano dhe Joe Masseria, të cilët të dy nuk ishin ftuar në takim, do të duhej të “iknin”. Ata konsideroheshin “Mustache Petes”, domethënë të vjetëruar tashmë, aspak të gatshëm të merreshin me gangsterë që nuk ishin italianë, dhe jo të prirur të ndryshonin. Ditët e tyre po merrnin fund. Po shkonin drejt një fundi të dhunshëm. / bota.al

KLIKO PER PJESEN E PARE

Leave a Reply

Back to top button