Horizonti.al

Amerika miratoi rrjetin satelitor të Elon Muskut për të siguruar internet në të gjithë botën

Komisioni Federal i Komunikimit amerikan, FCC autorizoi planin ambicioz të Space X për të miratuar telekomunikacion në të gjithë botën. Bëhet fjalë për Space Exploration Holdings, një inciativë që do të vendosë në orbitë 4425 satelitë dhe kështu të gjenerojë një rrjet global të internetit që do të arrijë në të gjithë qoshet e planetit me një çmim të akesueshëm. Elon Musk themelues i Space X dhe i Teslës i kishte dërguar një letër FCC duke i kërkuar autorizim për këtë projekt që tani më në fund u miratua. “Bëhet fjalë për miratimin e një kostelacioni satelitësh të liçencuar në Amerikë që do të japë shërbime komunikimi duke përdorur një gjeneratë të re teknologjish satelitore në orbitën e tokës,” – u shpreh Komisioni Federal i Komunikimeve. Presidenti i këtij organizmi, Ajit Pai mbështeti planet e Space X tha se teknologjia satelitore mund të ndihmojë amerikanët që jetojnë në zonat rurale ose të vështira ku kabllot e fibrave optike dhe antenat e celularëve nuk mbërrijnë. Këta mijëra satelitë do të sigurojnë internet me shpejtësi të lartë me një vonesë prej 25 ms.

Rrjeti do të funksionojë para 2024. FCC-ja i ka kërkuar shoqërisë që të prezantojë një plan se ç’do të ndodhë me satelitët kur të jenë jashtë përdorimit. Qëllimi është të mos krijohen më shumë mbeturina në hapsirë. Administrata Federale e Avacionit tha se Space X do të lëshojë të hënën në datën 2 prill një anije hapsinore që do të mbajë një satelit të komunikimit hapsinor.

Ky është një hap ambicioz i Muskut që jo vetëm kërkon të përmirësojë lidhjen në Tokë, por edhe në Mars. Ka dy vjet që themeluesi i Space X është shprehur se lidhja me internetin përmes satelitëve është pjesë e një sistemi komunikimi global që do të jetë një iniciativë e rëndësishme për të themeluar një qytet në planetin e kuq. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button