Histori

AMERIKE / Manipulimi i zgjedhjeve, fitorja e Trumanit dhe bomba atomike mbi Japoni…

Untitled

Seria: 100 ditët që tronditën historinë

Kur një zëvendës president shtron rrugën drejt luftës së parë bërthamore, episodi i tij në histori nuk mundet kurrësesi të harrohet. Apo u mbulua qëllimisht? Në fund të fundit, ngjarjet në Çikago në 20 korrik 1944 hedhin një hije të errët mbi demokracinë e SHBA. Fillimisht gjërat duken si të zhytura në zakonshmëri, në Konventën e Partisë Demokratike. Henry Uallace pritet të emërohet si zëvendës president i Franklin Rooseveltit. Por Uallace, që konsiderohet si kandidati kryesor, zëvendësohet në këtë post nga Senatori Harry S. Truman. Regjisori Oliver Stone e ka rikrijuar atë që ndodhi në të vërtetë në dokumentarin e tij “Historia e parrëfyer e Shteteve të Bashkuara”.

Ndonëse Uallace shihet nga partia si politikan me përvojë, ai shihet gjithashtu si shumë liberal: ai mbron të drejtat civile, pagën e barabartë dhe dialogun me BRSS. Liderët e partisë duan një njeri, të cilin mund ta manipulojnë lehtësisht, teksa e dinë që Roosevelti mund të mos jetojë deri në fund të mandatit.

Kështu që, manipulojnë zgjedhjet dhe sigurojnë që Trumani të fitojë kandidimin si zëvendëspresident. Dhe këtu fiton ritëm lumi i historisë: Roosevelti vdes vetëm 82 ditë më vonë dhe Trumani bëhet president. Lufta e Dytë është e fituar në Europë, por në Paqësor, lufta kundër Japonisë vazhdon. Një prej memove të para që Trumani merr si president? Bomba atomike është gati.

Dhe ai është i gatshëm ta përdorë. Bomba atomike e hedhur në Hiroshima dhe Nagasaki vret 130 mijë vetë në çast, dhe shumë të tjerë, prej pasojave. “Nëse Uallace do të ishte bërë president në vend të Trumanit, SHBA do të kish patur marrëdhënie më të mira me BRSS”, thotë Oliver Stone. “Dhe hedhja e bombës atomike në Japoni nuk do të kish ndodhur kurrë”./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button