Horizonti.al

Analiza e grafenit / Kompjuteri më i shpejtë në botë e ka origjinën nga një … laps

Screen Shot 2016-06-22 at 10.25.16Nëse zhvishni shtresën e sipërme të atomeve të karbonit nga plumbi i lapsit (grafiti), do të keni grafenin. Ky material krijon energji elektrike dhe ngrohje më mirë se bakri, dhe është shumë më i hollë (0.3 nanometra). Nëse do të qe e mundur për të prodhuar një tranzitor – një komponent që kontrollon tensionin tek elektroshtëpiaket – me grafenin, mund të ishte revolucionarizuar teknologjia jonë e komunikimit.

Dhe ne jemi realisht jo shumë larg kësaj. Në vitin 2012, kërkuesit në Universitetin e Kalifornisë, përdorën tranzistorët e grafenit për të ndërtuar një kompjuter me një shpejtësi prej 427 gigahertz – rreth 200 herë më i shpejtë se sa një laptop modern. Një teknologji e tillë mund të jetë një ditë e gatshme për të hyrë në treg. Një tjetër përdorim i mundshëm i grafenit është tek ndërtimi i baterive me një performancë së lartë – dhe me një kapacitet që e tejkalon atë të baterive konvencionale me 10 herë në fuqi – të cilat mund të karikohen brenda disa minutash. Kjo teknologji mund të jetë veçanërisht e dobishme në prodhimin e makinave elektrike. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button