Analiza

Analiza e Henry Kissingerit: Një rrugëdalje nga kolapsi…

 

Screen Shot 2015-10-19 at 11.58.51 AM

Me Rusinë në Siri, struktura gjeopolitike që zgjati për 4 dekada me rradhë është në rrënim e sipër. SHBA-ja ka nevojë për një strategji dhe prioritete të reja

Nga Henry A. Kissinger

Debati mbi atë nëse Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit me Iranin, lidhur me programin e tij bërthamor, e ka stabilizuar apo jo kornizën strategjike në Lindjen e Mesme, mezi kishte filluar kur korniza gjeopolitike në rajon u shemb. Ndërhyrja e njëanshme ushtarake e Rusisë në Siri, është simptoma e fundit e shpërbërjes së rolit amerikan në stabilizimin e rendit në Lindjen e Mesme, që pati dalë nga lufta arabo-izraelite e vitit 1973…

… E sotmja është një sfidë gjeopolitike dhe jo ideologjike, ndaj dhe duhet të trajtohet në atë rrafsh. Cilido qoftë motivimi, forcat ruse në rajon – dhe pjesëmarrja e tyre në operacionet luftarake – do të prodhojë një sfidë, të cilën politika amerikane nuk e ka hasur prej të paktën 4 dekadash në Lindjen e Mesme. Politika amerikane ka tentuar të kuptojë motivet e të gjitha palëve, dhe për këtë arsye është në prag të humbjes së aftësisë për t’i dhënë formë ngjarjeve. Në një mënyrë apo një tjetër, Uashingtoni aktualisht është në kundërshtim me të gjitha palët në rajon: me Egjiptin për të drejtat e njeriut; me Arabinë Saudite mbi Jemenin; me secilën nga palët siriane, mbi objektiva të ndryshme…

[real3dflipbook id=”591″]

Leave a Reply

Back to top button