Analiza

ANALIZA / Ngjashmëritë mbresëlënëse dhe dallimet. Mësimet e Perandorisë së Habsburgëve, për Bashkimin Europian

  • Një prej shumë historive të Habsburgëve që qarkullojnë sot në Vjenë, është se perandori Franz Joseph, një herë, ndonëse pa dëshirë, dërgoi ushtrinë e tij në Ballkan për të shtypur një kryengritje, duke u murmuritur gjeneralëve të tij, se ai ishte i sigurt që ata do të humbasin përplasjen, ashtu si shumë të tjerë para tyre. Zyrtarët në Komisionin Evropian flasin në të njëjtën mënyrë, për projektet e tyre në Ballkanin Perëndimor
  • Krizat e fundit kanë tronditur ndjenjën e sigurisë, që evropianët e kishin të fortë edhe gjatë Luftës së Ftohtë madje. Analistë të njohur, zyrtarë dhe politikanë janë duke aluduar haptaz për fundin e BE-së. Robert Kaplan ka shkruar se Evropa po kthehet në një “hartë mesjetare” plot fraktura dhe ndarje të thella, që shkojnë prapa në shekuj. Anne Applebaum parashikoi se Brexit do të sillte fundin e të dyjave, Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së. Jean-Claude Juncker tha se administrata e tij do të ishte një “Komision i shansit të fundit”. Donald Tusk ka thënë se, rreziku i një shpërbërjeje të BE-së “është real”. Duke folur jozyrtarisht, një zyrtar e shpjegoi në këtë mënyrë atë që po ndodh: “Kjo më kujton lojën e karrigeve muzikore. Shtetet anëtare të BE-së janë ende duke vallëzuar, por të gjithë janë në pritje që muzika të ndalojë”

screen-shot-2016-10-05-at-10-23-25

  • Kur evropianët lexojnë në lidhje me botën e Habsburgëve, ata lexojnë për stanjacion që i bëri shumë qytetarë të frustruar dhe cinikë. Asgjë nuk ishte ashtu si dukej; secili duhej të bënte sikur gjërat po shkonin mirë; gjithçka ishte teatër dhe maskaradë. Edhe sot e kësaj dite, vjenezëve u pëlqejnë ballot me kostume dhe dredhitë politike. Ashtu si shumë vëzhgues të BE-së dhe politikanë sot, Habsburgët ishin të pasigurt në veten e tyre

Tek “Marshi i Radetzkyt”, saga klasike e Joseph Roth që flet për rënien e Habsburgëve, Konti cinik Chojnicki diskuton për politikën me një oficer perandorak, në një avanpost të ushtrisë. Kanë shumë gjëra për të folur mes tyre, për shkak se Perandoria e Habsburgëve është zhytur në trazira politike. Hungaria është duke bllokuar fondet për ushtrinë e Habsburgëve, duke e penguar atë që t’i përgjigjet një gare të furishme armatimi, mes fuqive të tjera europiane. Sllavët janë duke përgatitur një kryengritje kundër Vienës, kryeqytetit të Perandorisë. Çekët dhe gjermanët në Bohemi, po kërleshen mes tyre në lidhje me ligjet për gjuhën. Ndërkohë, Rusia po përfiton prej ndarjeve brenda perandorisë, duke hedhur njërin komb kundër tjetrit. “Perandoria do të përfundojë keq”, thotë Chojnicki. “Momentin që Kaizeri do të mbyllë sytë, do të shpërbëhemi në njëqind copa… Të gjithë kombet do të krijojnë shtetet e tyre të vegjël rë fëlliqur”. Kjo është letërsi, e shkruar njëqind vjet më parë. Por sot, këta reshta … Ia vlen të ekzaminohen paralelet dhe dallimet mes asaj kohe dhe kësaj të sotmes, sepse në shumë drejtime, Bashkimi Europian është i krahasueshëm me Perandorinë e Habsburgëve, ndonëse BE …

[real3dflipbook id=”1312″]

Leave a Reply

Back to top button