Analiza

ANALIZE / Ja kush përfiton nga trazirat në Jemen

Nga Didier Billion

Studiues në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike

Screen Shot 2015-04-02 at 10.10.47

Të hënën, në 23 mars, ministri jemenit i punëve të jashtme, Ryad Yassin, bëri një thirrje për ndihmë të vëndeve të Gjirit për të kundërshtuar përparimin e milicisë hutiste drejt jugut të vendit. Ndërhyrja e Këshillit të kooperimit të shteteve arabe të gjirit a ju duket e mundshme? Kjo më duket pak e mundshme, për shumë arsye. E para e mirëfilltë juridike, është që Këshilli i kooperimit i shteteve arabe të Gjirit duhet të marrë unanimitetin nga gjashtë anëtarët e tij për zbatimin e këtij lloji veprimi

usharak. Por, ky unanimitet duket i vështirë për t’u arritur.
Arsyeja e dytë është e lidhur ngushtë me aspektin politiko-ushtarak. Eshtë e vërtetë që në pranverën e vitit 2011, Këshilli i kooperimit të shteteve arabe të Gjirit kishte dhënë relativisht me lehtësi miratimin e tij për një ndërhyrje në Bahrein, meqënëse asokohe të gjithë shtetet monarkike të Gjirit ishin shumë të shqetësuar të shihnin një valë revolucionare të zhvillohet në vend, dhe me shtrirje në krejt rajonin. Ky operacion ushtarak kishte qenë mjaft i thjeshtë për t’u organizuar dhe për t’u drejtuar ushtarakisht, edhe pse ai rezultoi me një kasaphanë të vërtetë kundra manifestuesve të pambrojtur, të cilët e paguan me çmim të lartë. Konfiguracioni Jemenit është radikalisht i ndryshëm: vendi është shumë më i madh dhe në

pjesën më të madhe malor. Nga një pikëpamje logjistike, një operacion ushtarak tokësor do të ishte më i komplikuar, pa harruar praninë e milicëve jemenitë të armatosur dhe të stërvitur, që kanë bërë provat e tyre operative këto muajt e fundit, sidomos milicat hutistë, dhe që sigurisht nuk do të mbeteshin pa reagim përballë një ndërhyrje të jashtme.

Për rrjedhojë, unë nuk mendoj që monarkitë e Gjirit dhe në radhë të parë sauditët, të kenë idenë e keqe të lancohen në një aventurë ushtarake për të cilën askush nuk mund të parashikojë rezultatin, që mund të çojë edhe në një batak për shtetet që do të vendosnin të ndërhynin atje.

Opsioni që duket më i mundshëm është organizimi i një takim zyrtar, siç e dëshiron atë mbreti i Arabisë Saudite, Salman ben Abdelaziz

al-Saoud. Edhe nëse kjo duhet të marrë kohë, më duket që preferenca do të jepet për një zgjidhje politike.
Ministri jemenit i Punëve të Jashtme, Ryad Yassin akuzon Iranin që mbështet Hutistët në përparimin e tyre dhe në destabilizimin e regjimit jemenit. Çfarë interesi ka Irani që të dëshirojë dobësimin e Jemenit? A po asistojmë në shfaqjen e një terreni të ri përplasje midis shiitëve dhe sunitëve?

Eshtë sot një refleks pavllovian të akuzosh Iranin se mbështet të gjitha kryengritjet apo të gjitha lëvizjet kundërshtuese me konotacion shiit. Unë besoj se në realitet gjërat janë më komplekse. Iranianët kanë mjaft vështirësi për një sërë dosjesh, që të mos hidhen më në aventura ushtarake. Ajo që është e sigurt përkundrazi, është se ata kanë një interes të

shohin dobësimin e disa shteteve arabe të rajonit dhe kryesisht atë të Arabisë Saudite. Riadi është konkuruesi i madh nën rajonal i Teheranit dhe përpiqet sot të bëjë gjithshka për të bllokuar një marrëveshje mbi çështjen bërthamore iraniane.

Sauditët e perceptojnë situatën jemenite si një rrezik i madh për stabilitetin e tyre të brendshëm dhe nga kjo pikëpamje, iranianët kanë në të vërtetë interes të dobësojnë Arabinë Saudite dhe të shohin medoemos me një sy të keq, atë që zhvillohet në Jemen. Por kjo nuk do të thotë që ne mund të bëjmë ata përgjegjës për armatosjen dhe mbikëqyrjen e Hutistëve, të cilët nuk kanë drejtpërdrejtë nevojën e ndihmës të iranianëve për t’u pajisur. Kjo situatë paraqet pra një interes politik për Iranin, por dhe jo aq një interes ushtarak.

Kjo grilë analize konfesionale e përplasjeve rajonale, e cila zhvillohet qysh prej shumë vitesh, më lë të paktën skeptik. Eshtë nganjëherë mjaft sistematike të mendosh që shiitët kanë në thelb gjithmonë të njëjtat interesa. Por shiitët jemenitë, të dalë nga dega zaydite, asnjëherë nuk kanë pasur historikisht një raport besimi me Teheranin. Pastaj këta shiitë jemenitë kanë një axhendë kombëtare, apo lokale, e cila nuk përgjigjet mekanikisht medomos të njëjtave interesa politike dhe gjeopolitike me ato të iranianëve.

Për rrjedhojë, më duket se grila e analizës sunitë/shiitë nuk është e kënaqshme nga kjo pikëpamje. Gjithësesi, dinamika e ngjarjeve në Jemen është shqetësuese, duke parë si asnjëherë që luftat tribale periodike që ekzistojnë qysh prej kohësh në Jemen, nuk kanë pasur

këtë konotacion konfesional. Ato e fituan atë, jo aq për shkak të Zayditëve, të cilët janë të ngulitur qysh prej shekujsh në vend, por për shkak të palëve të tjera të pranishme, që janë grupet xhihadiste. Nuk ka dyshim një vullnet nga ana e grupeve xhihadiste sunite për të konfesionalizuar konfliktin. Eshtë akoma shumë herët për të mësuar cili mund të jetë rezultati, por është e qartë që disa forca kanë interes të konfesionalizojnë sfidat e këtij konflikti, gjë që nuk është në interesin e parë të Hutistëve. Pra, nuk do të zhvendoset barra e akuzës.

Sulmet vetëvrasëse të kryera në Sana më 20 mars kundra xhamive janë marrë përsipër nga organizata e Shtetit islamik. Al-Qaïda në gadishullin arabik shumë rrallë ka kryer atentate kundër civilëve. A ka një rrezik të

shfaqjes së një loje konkuruese midis këtyre dy organizatave terroriste?
Ky është një parametër tjetër i kompleksitetit të situatës në Jemen. Al-Qaïda ka kryer atentate kundër civilëve veçse në raste shumë të rralla. Objektivat e privilegjuara të Al-Qaidas, gjithmonë kanë qenë objektiva ushtarake ose milicë besnikë ndaj regjimit.

Kjo lidhet me debatin që ekziston qysh prej shumë vitesh në gjirin e rrymave të ndryshme xhihadiste. Al-Qaïda, kanal historik, ideologjikisht i frymëzuar nga Ayman al- Zawahiri i cili ishte numri dy i Al-Qaïdas prapa Osama bin Ladenit, dhe që sot e tutje numri një, shpesh ka menduar që metodat e përdorura qysh prej vitit 2003-2004 nga xhihadistët në Irak – që sot përbëjnë shtetin islamik – ishin kundër produktive, në masën kur ato rrezikonin

të vendosnin fitna, domethënë mosmarrëveshje në gjirin e myslimanëve. Kujtojmë kështu që al- Zawahiri kishte kritikuar asokohe fanatizmin anti-shiit, i inkurajuar nga Abou Moussab al- Zarkavi. Al-Qaïda mendonte në fakt që anti- shiizmi fanatik dhe i zhvilluar nga këto grupe në Irak ishte i dëmshëm për interesat e përbashkëta të myslimanëve. Eshtë kjo arsyeja që Al-Qaida ka bërë kujdes që asnjëherë të mos sulmojë xhamitë dhe pothuajse asnjëherë nuk sulmojnë civilët ose në çdo rast , jo në mënyrë të qëllimshme.

Nga ana e tij, Shteti islamik, duke vënë në shënjestër dy xhami shiite javën e fundit dhe duke shkaktuar dyzet e dy të vdekur, ka vendosur të fillojë një luftë konkuruese për t’u afirmuar në mënyrën më të tmerrshme të mundshme përballë Al-Qaidas dhe të

përkeqsojë tensionet. Një grup si shteti islamik përpiqet të përfitojë nga situata për të forcuar bazën e vet.
Nga pikëpamja ime, përveç luftimeve me milicët hutistë, një nga rreziqet më të mëdha të situatës në Jemen është kjo formë e lojës konkuruese që manifestohet me një rritje të dhunës nganjëherë të pohuara nga Al-Qaida, nganjëherë nga shteti islamik, në mënyrë që secili të mund të forcojë bazat e tij tribale dhe /apo militante.

Kjo është gjithashtu ajo që vërehet në Siri ku zhvillohet një luftë për vdekje mes al-Nusras dhe Shtetit islamik, teksa al-Nusra e ka humbur betejën në këtë fazë.

Së fundmi Shteti Islamik është një organizatë në ngjitje të plotë, që ka korrur fitore të shumta qysh prej pothuaj një viti, edhe pse tani është e

qartë se sulmet e tyre janë ndalur në mënyrë tendencioze.
Ajo është pra organizata më e aftë për siguruar mbështetje dhe për të rekrutuar luftëtarë të rinj, ose në botën arabe, ose në vëndet perëndimore. Sot ajo është në gjendje të fitojë pikë në aspektin e forcimit të strukturave të saj. Shteti islamik nuk do të ngurrojë për t’u radikalizuar, të procedojë në atentate të tjera të tipit si ai i javës së kaluar, veçanërisht pasi në shënjestër janë sulmet kundër shiitëve, të cilat padyshim përforcojnë bindjet e xhihadistëve praktikantë. s.m./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button