Bota

Anija kozmike ruse humb kontrollin, pritet përplasja me tokën

Screen Shot 2015-04-29 at 19.22.59

Një anije kozmike ruse, pa astronautë në bord dhe e ngarkuar me materiale për Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) ka dalë jashtë kontrollit dhe po ulet mbi Tokë, njoftuan sot agjencitë ruse të lajmeve.

“Situata është e pashpresë. Nuk ka asnjë mënyrë për ta futur anijen kozmike në orbitë”, tha një burim i paidentifikuar nga agjencia hapësinore ruse ”Roscosmos”, i cituar nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve, Tass.

Pak orë më parë, inxhinierët e kontrollit në Koroliov, në periferi të Moskës, paralajmëruan se nuk do të dorëzoheshin deri në rivënien nën kontroll të anijes kozmike ”Progress”.

Ekspetët thanë se anija do të shkatërrohet kur të futet në atmosferën e Tokës.

“Ajo do të bjerë ngadalë në Tokë dhe do të digjet”, tha astronauti kanadez, Chris Hadfield, i cili ka qenë komandant i ISS-së në vitin 2013.

Në ISS-ë, që operohet nga Rusia, SHBA-ja, Evropa, Japonia dhe Kandaja, ndodhen aktualisht gjashtë astronautë.

Leave a Reply

Back to top button