Nga Seria: Teori të çmendura komploti
Teoritë në lidhje me anomalinë e famshme të Malit Ararat lindën nga një fotografi bardhë e zi, e nxjerrë në vitin 1949 nga një avion spiunimi USAF, i cili kryente një mision rutinë mbledhje informacioni duke fluturuar mbi masivin e Araratit, e cila në atë kohë ishte një zonë me interes të lartë ushtarak.
Kjo fotografi e famshme tregon një shpat të Malit Ararat, mbuluar me dëborë, me një objekt të çuditshëm që ndodhet mu në skaj të njërrëpire shumë të thepisur. Ata që ndjekin teoritë e komplotit, shumë prej të cilëve interpretues të Biblës, pretendojnë se objekti i çuditshëm është Arka e Noes, që Bibla thotë se “erdhi e u ndal në majën e malit Ararat”, pas përmbytjes së madhe.
Duke qenë se Bibla shprehet në shumë, “malet”, pyetja që vjen natyrshëm është: “Cili mal i zonës”? Mali Ararat është më i larti i pllajës armene, por e gjithë zona e Turqisë lindore dhe Armenisë perëndimore është në fakt me dy maja.
Anomalia duket të jetë një zgjatim i rrumbullakët në skajet e një rrëpire, zhytur nën akull dhe dëborë, dhe ajo e nxitur kaq shumë kuriozitetin e qeverisë së SHBA, sa që avionë dhe satelitë janë përdorur në mënyrë të përsëritur për të bërë një numër shumë të madh fotografish. Sipas teorisë, jo të gjithë fotot janë bërë publike.
Pamjet më të mira publike mund të gjenden në internet falas, dhe anomalia i ngjan shumë një varke të madhe, që pak a shumë i përshtatet përshkrimit biblik të Arkës së Noes. Arsyeja përse SHBA nuk shpërndan materialet fotografike që ka në dispozicion është shumë e diskutuar, por sipas teorisë, nëse e bën, qeveria do të zbulonte se ka në zotërim satelitë spiunë top-secret, gjë që do të zgjonte menjëherë interesimin e medias për shkeljen e privatësisë. SHBA ka satelitë që mund të fotografojnë një pullë poste nga 600 milje mbi kokë, por nuk paska foto të tilla të anomalisë? /Bota.al