Histori

APOKALIPSE që nuk ndodhën kurrë. (Fundi duhej të kish ardhur mbi 10 herë…)

  1. Paralajmërimi i parë nga Asiria

apokaNjë pllakë balte në Asiri që daton diku rreth vitit 2800 para Krishtit mban mbishkrimin: “Toka jonë është degjeneruar në këto kohët e fundit; ka shenja se bota po shkon me shpejtësi drejt fundit; korrupsioni është i përhapur kudo; fëmijët nuk u binden më prindërve; çdo njeri dëshiron të shkruajë një libër dhe duket qartë se fundi i botës po afron”. Bota nuk mori fund (hidhni një sy rreth e rrotull) dhe pavarësisht korrupsionit dhe adoleshentëve idhnakë, katër shekuj më vonë asirianët do të krijonin një perandori që do të përfshinte në gjirin e vet pothuajse të gjithë Lindjen e Afërt. Perandoria Asiriane mori fund krejt papritur në vitin 612 para Krishtit, kur kryeqyteti i saj u sulmua prej ushtrisë së Babilonisë. Gjithësesi, me standartet e perandorive të lashta, 18 shekuj nuk ishte një jetëgjatësi e vogël.

  1. Shqetësimet e kryqtarëve

Papa Inoçenti III u mbështet tek teologjia apokaliptike në përpjekjet e tij për të bashkuar Europën dhe për të nisur një kryqëzatë të pestë për të marrë Jeruzalemin dhe pjesën tjetër të Tokës së Shenjtë nga Perandoria Aiubide. Ai e identifikoi rritjen e Islamit si mbretërim të Antikrishtit – mposhtja e të cilit do të afronte Ardhjene Dytë. Në vitin 1213, Inoçenti shkruante: “Një bir i mallkuar ka dalë, profeti fals Muhamet, i cili ka joshur shumë burra larg nga e vërteta përmes ndjelljeve tokësore dhe kënaqësive të mishit, megjithëkëtë ne kemi besimin tonë tek Perëndia, i cili na ka dhënë tashmë një shenjë se e mira do të vijë, se fund i kësaj bishe po afrohet. Numri i tij, sipas Shën gjonit do të përfundojë në 666 vite, nga të cilët tashmë 600 kanë kaluar”. Data e parashikuar ishte 1284. Shtatë vjet më vonë, perandoria e fundit e kryqtarëve ra, kur Sulltan Khalili pushtoi qytetin e Akrës, në Izraelin e sotëm. Megjithatë, pjesa tjetër e botës mbeti e paprekur.

  1. Botiçeli pikturon frikërat e tij

Rilindja mbahet mend si në epokë e artë e artit dhe të mësuarit, por kjo epokë shënoi gjithashtu një rishfaqje të profecive apokaliptike. Arsyeja? “Përparimet në rregjistrimin e kohës dhe astronomi nxitën një standartizim të kalendarit”, shkruan David Nirenberg, një profesor i historisë mesjetare në Univeërsitetin e Çikagos “ndërkohë që një seri katastrofash (nga këndvështrimi i europianëve) si pushtimi turk i Kostandinopojës ushqyen një interes të ri numerologjik apokaliptik”.

Pritshmëritë për apokalipsin e gjetën shprehjen e tyre në artin e periudhës – më e famshmja është Nativiteti Mistik, pikturuar nga mjeshtri i Rilindjes italiane, Sandro Botiçeli. Pjesa e poshtme e pikturës paraqet disa djaj të vegjël të futur poshtë shkëmbinjve apo të ngulkur përtokë, ndërkohë që një mbishkrim në gjuhën greke ofron këtë parashikim të zymtë: “Unë, sandro, e pikturova këtë pikturë në fundin e vitit 1500 në hallet e Italisë, në mesin e kohës pas kohës së parashikuar nga kapitulli 11 i Shën Gjonit në mjerimin e dytë të Apokalipsit dhe lirimine Djallit për tre vite e gjysmë. Më pas ai do të lidhet me zinxhirë në kapitullin e dymbëdhjetë dhe ne do ta shohim të mposhtur si në këtë pikturë”. Historianët e artit besojnë se Botiçeli ishte i ndikuar nga predikimet e Xhirolamo Svonarolës – një murg dominikan i cili u bëri thirrje të pasurve dhe të varfërve që të pendohen për mëkatet e tyre si dhe të heqin dorë nga kënaqësitë tokësore. I sigurtë se pokalipsi ishte pranë, Savonarola parashikonte “se shpata e Perëndisë do të bjerë shumë shpejt mbi Tokë, në formën e luftës, murtajës dhe urisë”.

  1. Përmbytja gjermanike që s’erdhi kurrë

Në vitin 1499, matematicieni dhe astronomi gjerman Johannes Stoffler parashikonte se një përmbytje e madhe do të përfshinte të gjithë botën në 20 shkurt 1524. Në Europë, më shumë se 100 pamfletë të ndryshëm u botuan për të mbështetur profesinë e Stoffler. Biznesi pësoi një bum për ndërtuesit e varkave, sidomos për fisnikun gjerman Kontin von Iggleheim, i cili ndërtoi një arkë me tri kate në Rin. Ndonëse 1524 ishte një vit i thatë për Europën, një shi i lehtë ra në fakt në ditën e parashikuar. Turma njerëzish – që shpresonin të siguronin një vend në arkën e Iggleheim – nisën të grumbullohen. Qindra vetë u vranë ndërsa vetë konti u qëllua me gurë derisa vdiq. Stoffler bëri më vonë një rillogaritje dhe tha se data e vërtetë ishte 1528, por tashmë reputacioni i tij si parashikues ishte shkatërruar. Për të ardhur keq sepse, sipas një historie të rrëfuer në vitin 1558 nga historiani gjerman Hieronymus Ëolf, Stoffler kishte parashikuar një herë se jeta e tij do të vihej në rrezik nga një “trup në rënie”. Ai zgjodhi të qëndrojë brenda në shtëpi atë ditë, ku gjatë një diskutimi me miqtë, Stoffler shkoi të marrë një libër nga rafti, i cili u lriau krejt papritur dhe e zuri nën vete, duke e lënduar rëndë.

  1. Qiej të errët mbi New England

Në orën 9 të mëngjesit të 19 majit 1780, qielli mbi New England u mbështoll në errësirë. Një artikull i vitit 1881 në revistën Harper thoshte: “Zogjtë u marrosën, këndezët nisën të këndojnë në mesditë dhe kafshët u tmerruan”. Errësira e panatyrshme besohet se shtë shaktuar prej tymit nga zjarret në pyje, shtuar kësaj ndoshta edhe mjegullën e dendur. Por në atë kohë, shumëkush u tremb për më të keqen. “Njerëzit dolën të gjithë duke tundur duart në ajër dhe duke thirrur, ka ardhur Dita e gjykimit”, kujtonnjë ushtar i luftës revolucionare.

“Dita e Errët” përfundoi në mesnatë, atëherë kur yjet u bënë sërish të dukshëm në qiell. Por shqetësimet e zgjatur për një apokalips që priste të ndodhte detyruan shumëkënd që të kërkonte ngushëllim tek një sekt i fshehtë kristian – Shakers – që ishin vendosur kohët e fundit në Albani, New York. Një degë e lëvizjes Quaker, Shakers-at predikonin beqari të plotë si rrugën e vërtetë drejt shpagimit. Ata e njihnin mirë shansin kur u shfaqej dhe kështu nisën një mision 26 muajsh nëpër Neë England, duke konvertuar qindra vetë.

Individi më i famshëm që doli prej Ditës së Errët ishte Abraham Davenport, një pjesëtar i legjislaturës së Konektikatit, që ishte në seancë në momentin kur qiejt u errësuan. Pjesëtarë të legjislaturës, të trembur se mos ndoshta kishte ardhur apokalipsi, u vunë menjëherë në lëvizje për t’u larguar. Thuhet se Davenport është përgjigjur: “Dita e Gjykimit ose po afrohet, ose jo. Nës enuk po afrohet, atëherë nuk ka nevojë që të largohemi; nëse po afrohet, unë preferoj të më gjejë duke bërë detyrën time. Kështu që, dua të më sjellin qirinj”. Poeti i New England, John Greenlaf Whittier e përjetësoi Davenportin në një poemë që u botua filliisht në revistën Atlantic Monthly në vitin 1866.

  1. Shenja në Piramidën e Madhe të Gizës

Viti 1881 ishte një vit flamur sa i përket pritshmërive për apokalips. Për fillestarët, ishte parashikimi i “Mëmë Shipton”, një parashikuese fati britanike e shekullit 16 profecitë e së cilës ishin botuar fillimisht në vitin 1641. Një edicion i mëvonshëm, i botuar në vitin 1862 përfshinte edhe këtë parashikim: “Fundi i botës do të vijë; në vitin një mijë e tetëqind e tetëdhjetë e një”. Megjithatë, autori i librit, Charles Hindley pranoi se kjo bashkë me profeci të tjera (duke përfshirë shpikjen e telegrafit dhe të motorrit me avull) u shtuan si një rreng në një përpjekje për për të rritur numrin e librave të shitur.

Duke shkruajtur në një edicion të vitit 1881 të revistës Harper, një autor i paemër ankohej: “Kam frikë se do të jetë e pamundur që të clirohen masat e mëdha të anglezëve nga ky mashrim i madh”. Megjithatë, në një shënim më shpresëdhënës, artikulli shtonte: “Mua më kanë siguruar miq të mitë të punësuar në Muzeun Britanik se për muaj të tërë ai institucion është rrethuar nga njerëz që të mbërthyer nga ankthi dëshirojnë të dinë nëse ekziston në dorëshkrim i tillë, apo nëse këto parashikime janë të vërtetë”. Megjithatë, edicioni i vitit 1911 i Enciklopedisë Britanike thoshte se profecia e fundit të botës e vitit 1881 ishte shkaku i “alarmit më të madh përgjatë të gjithë anglisë rurale në atë vit, me njerëzit që lanë shkretë shtëpitë e tyre dhe duke e kaluar natën në fusha lutjesh, kisha dhe manastirë”.

Provat mbështetëse për një apokalips në vitin 1881 erdhën nga një burim i pazakontë: Piramida e Madhe e Gizës. Charles Piazzi Smyth, Astronomi Mbretëror për Skocinë erdhi e ubind se piramida ishte ndërtar jo nga egjiptianët, por nga një patriark i Testamentit të Vjetër (ndoshta Noe) i udhëhequr nga fryma hyjnore. Si e tillë, Smyth shihte domethënie teologjike në pothuajse cdo matje të Piramidës së madhe, duke përfshirë një përllogaritje për Fundin e Ditëve.

Kërkimi i Smyth u satirizua në një editorial të 5 janarit 1881 në Neë York Times: “Në galerinë e madhe të piramidës janë saktësisht një mijë e tetëqind e tetëdhjetë e një vrima, pra piramida eështë e besueshme dhe ajo e di punën e saj, dhe kështu ne kemi mbërritur në vitin e fundit të Tokës. Ka një numër të madh nejrëzish që besojnë në këtë teori të spikatur të piramidës, dhe ata janë krejtësisht të sigurtë se piramida nuk mund të gënjejë aspak. Por nëse ndodh që ata të zhgënjehen dhe që të ndodhen në domosdoshmërinë e pakënaqshme të të bërit të telefonatave të Vitit të Ri në dëborën e 1janarit 1882, me shumë gjasa do të shajnë piramidën dhe do të humbasin krejëtsisht besimin tek njerëzit dhe tek gurët”.

  1. Kujdes nga Kometa Hallej

Kometat janë parë prej kohësh si pararendëse të fatkeqësisë së madhe – dhe rishfaqja e Kometës Hallj në vitin 1910 nuk bënte përjashtim. Në fillim të atij viti, shrimtarë britanikë dhe irlandezë mendonin se kometa ishte një shenjë paralajmëruese për pushtimin në një të ardhme të afërt prej Gjermanisë. Disa parizienë fajësuan kometën për një përmbytje masive të Lumit Senë e cila shkatërroi qytetin e tyre.

Por, paniku i plotë do të shpërthente kur Observatori i Çikagos shpalli në shkurt 1910 se kishte pikasur një gaz helmues të quajtur cianogjen në bishtin e kometës. The Neë York times raportonte se astronomja e shquar franceze, Camille Flammarion besontese gazi “do të ndoste atmosferën dhe me shumë gjasa do të sillte fundin e çdo lloj forme të jetës mbi tokë”.

Shumica e shkencëtarëve nisën të përpiqen që të qetësojnë publikun. Astronomi i famshëm Percivall Lowel shpjegoi se gazrat që përbënin bishtin e Hallejit ishin me dëndësi kaq të ulët, sa që ishin më të hollë se vakuumi.

Por dëmi ishte bërë tashmë. Njerëzit nxituan të blejnë maska gazi dhe “pilula komete”. New York Times raportonte “se terrori i shkaktuar nga afrimi i kometës Hallej kishte mbërthyer një pjesë të madhe të popullsisë së Çikagos”. Po kështu, Atlanta Constitution raportonte se njerëzit në Georgia ishin duke përgatitur dhoma sigurie dhe duke mbushur me letra edhe vrimat e celësave madje. (Një burrë, thoshte gazeta, “ishte armatosur me një gallon uiski” dhe u kërkoi miqve të tij që ta ulnin poshtë një pusi të tharë, 15 metra të thellë).

Pasi kometa Halleji kaloi pranë tokës në maj, Chicago tribune shkruante me gërma të mëdha: “Jemi ende këtu”. Megjithatë, jo gjithkush u mbërthye nga marria apokaliptike. “Festa komete” në majë të tarracave u organizuan kudo, në të gjithë qytetet e Shteteve të Bashkuara.

  1. Planetët reshtohen, asgjë nuk ndodh

Në vitin 1974, John Gribbin dhe Stephen Plagemann shkruajtën një libër bestseller, “Efekti Jupiter” ku paralajmëronin se në mars të vitit 1982, një reshtim i planetëve të mëdhenj në të njëjtën anë të Diellit do të shkaktonte një seri ngjarjesh kozmike – duke kulminuar në një tërmet përgjatë vijës së rrezikut të Shën Andreas, e cila do të fshinte nga faqja e dheut Los Angelesin.

Libri kishte një atmosferë besueshmëria, përderisa të dy autorët ishin astrofizikanë të arsimuar në Cambridge dhe Gribbin ishte redaktor i revistës prestigjoze shkencore, nature. Shkencëtarët pohonin se forca e bashkuar gravitacionale e planetëve (sidomos atyr eme dendësi të lartë si Jupiteri dhe Saturni) do të shkaktonte forca baticore tek Dielli, duke shkaktuar një rritje të aktivitetit të njollave diellore që do të mbushte tokën me thërrmija me shpejtësi të lartë, të cilat nga ana e tyre do të shkaktonin ndryshime të menjëhershëm në rrotullimin e Planetit tonë, duke shkaktuar tërmete.

Shumë shkencëtarë e kritikuan librin, duke thënë se argumentat e tij bazoheshin në një zinxhir hamendësimesh. (Sizmologu Charles richter i kaltek e quajti tezën “astrologji e pastër e mbuluar”). Megjithatë, libri la një hije tek njerëzit në të gjithë botën – kryesisht falë mbështetjes që mori prej parathënësve të ditës së gjykimit si Hal Lindsey (autor i librit bestseller në 1970 “I ndjeri Planet Tokë”), i cili në vitin 1980 shkruajti se tërmetet në të katër anët e Tokës do të shkaktonin shkrirje në impiantet bërthamorë dhe do të shembnin digat, duke shkaktuar përmbytje.

Teksa data e frikshme po afrohej, banorë të mbërthyer nga paniku bombarduan observatorin e Los Angelesit me telefonata. Në vende të tjerë, San Diego vista Press raportonte në 10 mars 1982: “Njerëzit na telefononin dhe pyesnin: a duhet të shes shtëpinë dhe tëlargohem?” thotë Kevin Atkins i Gates Planetarium. Një sekt i vogël i kristian në Filipine është duke ndërtuyar një labirint me dhomëza të vogla dhe po provon kostume të posacëm për raste gfatkeqësish”. Edhe gazeta e Pekinit, Gazeta e Popullit u përpoq të sigurojë lexuesit se “nuk ka një lidhje të rregullt shkak-pasojë mes këtij fenomeni astronomik dhe fatkeqësive natyrore si tërmetet”.

Një vit pas datës së paralajmëruar, Gribbin dhe Plagemann botuan librin “Efekti Jupiter i rishikuar”. Edhe ai u bë bestseller.

  1. Paniku i Y2K

Të paktën gjatë këtij paniku apokaliptik, kishim dikë që mund të fajësonim: përgjatë dekadave, programuesit e kompjuterëve kishin përdorur 2 dhe jo katër shifra për të treguar vitet. Në këtë mënyrë, kompjuterët do të coroditeshin fare në 1 janar të vitit 2000, përderisa makinat budallaqe nuk do të ishin në gjendje t’i jepnin një kuptim shifrës “00” – dhe kështu lindi i famshmi “virusi Y2K”. Disa komentatorë mbrojtën programuesit, duke thënë se veprimet e tyre kishin qenë një mënyrë logjike për të ruajtur memorien e vlefshme në kompjutera dhe për të fituar para. Të tjerë ishin mëpak miqësorë. “ajo që na coi drejt Y2K nuk ishte një indiferencë arrogante ndaj të ardhmes”, shkruante Brian haynes i The Science Magazine. “Përkundrazi, ishte një modesti e tepruar”. Programuesit nuk mund të parashikonin se korrigjimet e bëra në nxitim e sipër do të ishin “sistemet legalë” të së arhdmes. Një sondazh i kryer në vshtator të vitit 1999 nga Ëall Street Journal konkludoi se 9 përqind e amerikanëve besonin se Microsofti e kishte tashmë zgjidhjen e problemit por e mbante të fshehtë.

Gazeta e pavarur paralajmëronte për një “luftë bërthamore” të mundshme, shkaktuar nga të metat e sistemeve paralajmërues; Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi kaos në vendet në zhvillim; Kreu i Bankës Federale, Alan Greenspan shqetësohej se paniku i shkaktuar prej këtij problemi do të bënte që bizneset amerikanë të grumbullonin stoqe mallrash, gjë që do të shkaktonte mangësi në furnizim në të gjithë vendin ndërsa CNN raportonte se furnizimi me qumësht në SHBA do të shteronte sepse pajisjet e baxhove në ferma do të keqfunksiononin.

Megjithatë, paniku në lidhje me provblemin e madh të Y2K nuk arriti asnjëherë atë kulmin të cilit i trembej shumëkush. Një sondazh i Gallup raportonte se deri në mesin e dhjetorit të vitit 1999, vetëm 3 përqind e amerikanëve parashikonin “probleme madhorë”, krahasuar me 34 përqind që mendonin në të njëjtën mënyrë një vit më herët.

Miliarda dollarë u shpenzuan në të gjithë botën për të ndrequr problemin e Y2K, dhe sot e kësaj dite vazhdojnë debatet se sa shumë prej këtyre shpenzimeve kanë qenë me të vërtetë të domosdoshëm.

10. Vrimë e Zezë e shkaktuar nga njeriu

Që në fillimin e viteve nëntëdhjetë, media ka raportuar vazhdimisht se Large Hadron Collider-i (LHC) mund të shkaktojë një vrimë të zezë që do të përthithë të gjithë Tokën. LHC – që u ndez në shtator të vitit 1998 – është me një perimetër 17 milje dhe i depozituar 18 metra nën tokë poshtë Alpeve në kufirin mes Zvicrës dhe Francës. LHC ka kapacitetin që të përplasë me njëra-tjetrën rreze protonesh me shpejtësi deri afro 99.99 përqind të shpejtësisë së dritës. Duke bërë këtë, ai mund të stimulojë kushtet dhe energjitë që ekzistopnin pak caste pas fillimit të Big Bangut – duke ofruar kështu të dhëna në lidhje me pyetje shumë kritike si përshembull mënyra si u formua universi.

Megjithatë, disa skeptikë ende shqetësohen se përplasja me energji shumë të lartë e protoneve mund të shkaktojë vrima të zeza të vogla. Një arsye përse vazhdon të ekzistojë ky zë për fundin e botës është se fizika kuantike ka një tendëncë që kurrë të mos thotë kurrë. Sa kohë që zbatohen ligja të caktuar të fizikës, ngjarje të mundshme futen në kategorinë shumë të gjerë të probabilitetit “jozero”. Ose, siç e shpjegon fizikani Kannan Jagannathan: “Nëse dicka nuk është e ndaluar, atëherë është e detyrueshme. Në universin e pafund, edhe gjëra me probabilitet shumë të ulët mund të ndodhin (në fakt sinfinitivisht shpesh). Megjithatë, sipas po të njëjtit standard, shton Jagannathan, fizika kuantike dikton se është teorikisht e mundshme që të hapësh çezmën e kuzhinës për shembull, e që aty të dalë një dragua.

Dhe kjo shpjegon përse fizikanët (ndoshta me përjashtim të atyre që kanë tmerr prej dragonjve) nuk janë tmerrësisht të shqetësuar. “Bota është e bombarduarnë mënyrë konstante me rreze energjetike kozmike nga thellësitë e hapësirës, disa prej të cilave ngarkojnë thërrmija që janë mijëra herë më të fuqishme se sa ato që do të prodhohen prej LHC-së”, thotë Stephane Coutu, profesor i fizikës në Universitetin e Pensilvanisë. “Nëse këto përplasje do të mund të krijonin vrima të zeza, atëherë tashmë një gjë e tillë do të kishte ndodhur”. Ndërkohë, vështirësitë teknike bënë që LHC të mbyllej pas vetëm nëntë ditësh.

Leave a Reply

Back to top button