Enciklopedike

Apple dhe “Pakti me Djallin”

Screen Shot 2015-05-26 at 2.58.08 PM

Keni pyetur ndonjëherë se si i kanë fituar miliardat Steve Jobsi dhe Steve Vozniaku?

Ata që merren me teoritë konspirative e kanë një përgjigje. Jobs dhe Vozniak e ndërtuan kompjuterin e parë Macintosh në një garazhd në Kaliforni, dhe kur nuk arritën të ngjallin interes, ata bënë një pakt me djallin, duke shitur shpirtërat e tyre, në këmbim të suksesit mbi tokë. Prova ishte cmimi mbi Mac-un e parë: 666.66 USD. Shenja e Djallit. Provat i plotëson logoja e Apple. Ka një kafshim të mollës, frutit të ndaluar.

Po kështu, sipas këtyre teoricienëve, Apple bëri një marrëveshje me Vëllanë e Madh. Hidhini një sy iPhone. Pa e ditur i zoti, ai luan iSpy me ju. Një file i fshehtë rregjistron gjateësinë dhe gjerësinë gjeografike, bashkë me datën. Ai është i enkriptuar dhe transferohet në cdo pajisje me të cilën sinkronizohet iPhone. Kështu që, kushdo që ka qasje në kompjuterin e të zotit të iPhone mund të gjurmojë lëvizjet e tij. Shkelje e privatësisë? Ky zakon i Apple nuk përfundon me gjetjen e vendndodhjes. “Hackintosh hacker” ka hedhur akuzën se Apple ka futur një kod tek iPhone, i cili gjurmon përdorimin e tastierës, kështu që sa herë që dikush shkruan një informacion, ky përcillet në zyrat qendrore të Apple.

Ky pretendim nuk është verifikuar asnjëherë, por oreksi i Apple për të grumbulluar të dhëna personale është i famshëm. Në vitin 2010, kompania aplikoi për një patentë SMIUUED, që mund të rregjistrojë të rrahurat e zemrës të përdoruesve të iPhone, si dhe t’i fotografojë fshehurazi ata dhe vendin që i rrethon. Nëse APple mbledh informacion, me siguri agjencitë e interesuara do të rendin ta kërkojnë. Gjë që i bën shumicën e konspiracionistëve të dhomave të errëta të pyesin, nëse tashmë Apple po bën punën e FBi dhe CIA-s. /Bota.al

Marrë nga “Libri i madh i teorive të komplotit”

Leave a Reply

Back to top button