Analiza

Ari i zi, arma strategjike e Shtetit Islamik

Jacques Follorou

Nga korriku deri në shtator, kamiona çisternë me targa Iraku, Turqia apo Kurdistani iraken, vijnë rregullisht në zonën e Deir ez-Zor, në lindje të Sirisë. Sipas një drejtuesi të lartë të shërbimit informativ francez, në fillim të verës i kanë parë kamionët të ngarkojnë naftë të nxjerrë nga vendburimet e naftës, të të cilët janë nën kontrollin e Shtetit Islamik. “Është e vështirë të ndiqet rruga ku kalojnë kamionët e ngarkuar me naftë”, shprehet Francis Perrin, president i Strategjive dhe i politikave energjitike, i cili drejton revistën “Nafta dhe gazi arab”. “Shteti Islamik përdor një pjesë të naftës për nevojat e tij, një pjesë e shet në zonat përreth dhe pjesën tjetër e eksporton nëpërmjet Turqisë”

SYRIA-OIL

Bombardimet amerikane të bëra javën e kaluar në një duzinë rafinerish nën kontrollin e Shtetit Islamik në lindje të Sirisë, nxorrën në pah karakterin strategjik të shitjeve të naftës, për financimin e kësaj lëvizje radikale islamiste.

Me arin e zi, luftëtarët e Shtetit Islamik zotërojnë një armë që asnjë lëvizje xhihadiste nuk e ka pasur në duar para tyre. Përpjekjet për të prerë të ardhurat e naftës shpalosin një realitet kompleks, ku konsideratat tregtare bien ndesh me aleancat politiko-ushtarake.

Rrjetet e kontrabandës që drejtojnë naftën e Shtetit Islamik janë të ngjashme me ato që kanë funksionuar në rajon, qysh në mes të viteve 1990. Ato përfitojnë nga interesat që janë të lidhura me vende si Turqia apo Izraeli, aleate të Uashingtonit.

Amerikanët vetë kanë përdorur këto qarqe klandestine në Irak, në përfitim të tyre, nga viti 2003 dhe deri në vitin 2011. Kontrabanda bëhet me një rrjet ndërmjetësish dhe nëpër rrugët që të shpien në rafineritë klandestine të Kurdistanit apo të Turqisë. Rrjetet janë vendosur qysh prej kohësh: në vitet 1990, në periudhën kur Iraku ishte nën embargo, tregu i zi tashmë lulëzonte.

Sipas numrit të ndërmjetësve të implikuar, çmimi i një fuçie naftë i nxjerrë nga zonat e kontrolluara nga Shteti Islamik luhatet midis 20 dhe 60 dollarë (nga 16 dhe 47 euro), përtej kursit të tregut, aktualisht rreth 100 dollarë, duke garantuar shitjen e saj.

Në korrik, Observatori sirian i të drejtave të njeriut, në Londër, raportonte se xhihadistët e shisnin një fuçi naftë bruto me çmim më pak se 18 dollarë për popullsinë që kanë nën kontrollin e tyre, për t’u kujdesur për imazhin e tyre.

Të eliminosh ndërmjetësit që shesin naftën e Shtetit Islamik do të privonte shërbimet informative me burime informacioni që kanë akses në zemër të Shtetit Islamik. Fotografitë e marra nga avionët dronë apo satelitët, të këmbyera midis shërbimeve informative franceze dhe amerikane, e vërtetojnë atë.

Nga korriku deri në shtator, kamiona çisternë me targa Iraku, Turqia apo Kurdistani iraken, vijnë rregullisht në zonën e Deir ez-Zor, në lindje të Sirisë. Sipas një drejtuesi të lartë të shërbimit informativ francez, në fillim të verës i kanë parë kamionët të ngarkojnë naftë të nxjerrë nga vendburimet e naftës, të të cilët janë nën kontrollin e Shtetit Islamik. “Është e vështirë të ndiqet rruga ku kalojnë kamionët e ngarkuar me naftë”, shprehet Francis Perrin, president i Strategjive dhe i politikave energjitike, i cili drejton revistën “Nafta dhe gazi arab”. “Shteti Islamik përdor një pjesë të naftës për nevojat e tij, një pjesë e shet në zonat përreth dhe pjesën tjetër e eksporton nëpërmjet Turqisë”.

Kjo situatë ka të ngjarë që të mos zgjasë shumë. Sipas Patrick Osgood, i një faqeje interneti informacioni e specializuar, “Iraq Oil Report”, autoritetet e Kirkukut dhe të Kurdistanit kanë intensifikuar kontrollin e tyre gjatë verës.

“Dy muajt e fundit, trafikantët e Shtetit Islamik kanë më pak akses për naftë, më pak rrugë dhe më pak klientë”, shprehet ai. Kjo shpjegon sulmin e Shtetit Islamik në veri të Sirisë për të mbajtur një korridor drejt veriut dhe Turqisë.

Në fund të muajit gusht, për arsye të kundërsulmit të peshmergëve, të lehtësuar nga bombardimet e aviacionit amerikan, xhihadistëve iu desh të tërhiqeshin nga zona naftëmbajtëse e Aïn-Zaleh, në veri-perëndim të Mosulit. Sipas një drejtuesi të lartë të shërbimit informativ francez, ish oficerë baathistë irakenë luajnë një rol qëndror në organizimin e shitjes së naftës të Shtetit Islamik.

Shërbimet sekrete franceze dhe amerikane bëjnë të ditur për praninë gjatë verës në Deir ez-Zor, të Ezzat Ibrahim Al-Dourit, ish krahu i djathtë i Sadam Hyseinit. Në vitet 1990 ai kishte lidhur aleanca me baathistët e Sirisë, të drejtuar në atë periudhë nga Hafez Al-Assad, babai i presidentit sirian, Bashar Al-Assad. Sipas burimeve amerikane, ai bashkëpunonte me dy vëllezërit, Basharit Bassel dhe Maherin, në trafikun e naftës në kufirin siriano–iraken.
Sipas opozitës siriane, Shteti Islamik u ka lënë disa puse me rendimet të vogël fiseve vendase, për të blerë besimin e tyre. Kamiona çisternë shkojnë drejt Manbij, në lindje të Alepit, i cili është kthyer në treg lokal, ku shkëmbehen produkte të ndryshme nafte. Kamionë të tjerë kalojnë drejtpërdrejtë kufirin iraken dhe ngjiten drejt Turqisë nëpërmjet Kurdistanit iraken.

Ngarkesat mund t’i lëvrohen në rrugë klientëve, të cilët bëjnë kujdes për të mësuar se nga vjen nafta. Prodhimi i naftës i Shtetit Islamik mundet të përzihet në fund të rrugës me naftë kurde që vjen nga fushat e Kirkukut, duke qarkulluar në naftësjellësin turk dhe duke arritur në portin e Ceyhanit.

E gjithë sfida e kontrabandistëve është që të mos njihet nafta e Shtetit Islamik për t’iu shmangur kontrolleve. “Realiteti është se amerikanët i kanë të gjitha mjetet për të ditur dhe sa fuçi nafte të prodhuara qysh në fillim të vitit 2011, dhe sa fuçi të tërhequra nga Al-Omar et d’Al- Tanak. Sipas opozitës siriane dhe shërbimeve informative perëndimore, një pjesë e prodhimit kalon në territoret nën kontrollin e lojalisteve, dhe me tubacion nga zonat naftëmbajtëse të Lindjes shkojnë në rafinerinë e Baniyas, në bregdet. Një pjesë e naftës bruto shitet gjithashtu në territoret e Shtetit Islamik nën formën e karburantit për ngrohje, pas një rafinimi të pjesshëm. Xhihadistët nuk ngurrojnë të furnizojnë depozitat e shoqërive të mëdha, ose të lidhen me tubacionet e tyre.

“Me kohë, prodhimi i naftës i Shtetit Islamik rrezikon të pakësohet. Kur ato pushtuan Irakun mbulonin kontrabandën e naftës midis rafinerisë së Baijit, në jug të Mosulit, deri në Akaba dhe Jordani. Ato përdornin lekët e trafikut për të blerë besnikërinë e fiseve sunite”. Pronarët e parkut të kamionave sot janë pjesërisht të njëjtët si në atë periudhë. Ata janë kryesisht turq, irakenë apo kurdë-irakenë. “Ka gjithashtu jordanezë, të cilët punojnë nën dorë me investitorë israelitë”, pohon Xavier Houzel, negociator ndërkombëtar i naftës, i cili ishte në krye të shoqërisë Carbonaphta, njëri nga blerësit më të mëdhenj të naftës siriane, nga viti 1974 deri në vitin 1990.

Më në fund dyshimet e shitjes së naftës nga Shteti Islamik për regjimin e Damaskut ende sot, nuk janë konfirmuar zyrtarisht. “Por gjithshka lë të mendosh, u shpreh në një intervistë në kanalin televiziv France Info, Laurent Fabius, ministri francez i punëve të Jashtme, se puset e naftës të cilat janë të kontrolluara Daech [akronimi në gjuhën arabe i Shtetit islamik] shërbejnë për të ushqyer Bashar Al-Assadin”. /Le Monde/

PERSHTATI: S.METANI

www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button