Kuriozitete

Aristoteli ishte një… antifeminist

Screen Shot 2015-05-26 at 1.02.53 PM

I konsideruar shpesh herë si mendimtari dhe filozofi më i madh në historinë e njerëzimit, Aristoteli ishte përgjegjës për drejtimin që mori mendimi Perëndimor për pothuajse 2000 vite.

Megjithatë, ashtu sikurse dhe shumë bashkëkohës të tij, ai ishte dhe një antifeminist i vendosur; ai ka shkruajtur madje se “një grua është ndoshta një qenie inferiore”, apo që një grua “është si të ishte një deformim”. Një pjesë e madhe e mendimeve të tij i kishte rrënjët tek mbretëria e kafshëve dhe hipotezat e gabuara biologjike që besoheshin gjerësisht në atë kohë. Aristoteli besonte se gratë nevojtej të ishin pjesë e shoqërisë, dhe se lumturia e tyre ishte dobiprurëse për një shoqëri që të funksiononte si duhej, por kjo nuk i justifikon aspak pikëpamjet seksiste që ai kishte dhe që ndikuan në mendimin perëndimor për më shumë se një mijë vite.

Leave a Reply

Back to top button