Enciklopedike

Ariu vrasës rus e varros të gjallë për ta ngrënë më vonë

Screen Shot 2015-05-15 at 18.33.09

Një grua në Rusi është shtruar në spital, duke marrë veten nga plagët, pasi një ari e sulmoi dhe e varrosi të gjallë për ta ngrënë më vonë. A po shndërrohen arinjtë rusë në ngrënës të njerëzve? A është kjo shenjë që arinjtë rusë presin një dimër të ashpër? A po “marrin hak” më në fund arinjtë rusë, për gjithë ata vite të kaluar në cirk?

Siberian Times raporton se punonjësja e postës 55-vjecare, Natalia Pasternak ndodhej me një shoqe në pyll duke mbledhur fruta të egra, në Tinda, Lindja e Largme Ruse, kur u shfaq ariu. Qeni i saj nisi të lehë dhe shoqja varpoi për ndihmë, ndërkohë që ariu sulmoi Natalian.

Ajo që ndodhi më pas është tamam për filma horror. Ariu pushoi së sulmuari Natalian dhe vendosi që ta varrosë të gjallë, për ta ngrënë më vonë. Më pas, shoqja e saj u rikthye bashkë me ekspertin e kafshëve të egra, Sergei Ivanov, i cili qëlloi dhe vrau ariun “kur ky erdhi drejt nesh në tërbim e sipër”.

Leave a Reply

Back to top button