Enciklopedike

Arka e humbur që nuk u gjet kurrë

Screen Shot 2015-06-22 at 21.11.46

Bibla (në Librin e Eksodit) e përshkruan në detaje:një arkë prej drurit të akacies, e veshur nga brenda tërësisht në ar, e ruajtur nga dy ëngëll të gjunjëzuar si dhe me 4 unaza anësore për të mbajtur 2 shkopinj të artë për transportin e saj; brenda një kutie gjendej shkopi i lulëzuar i lulėzuar dhe Pllakat e Ligjit.

Misteret

Por ne nuk e dimë nëse ende kjo arkë ekziston, dhe se ku mund të ndodhet ajo. Për klerin etiopian, arka gjendet në Axum prej 3 mijë vjetësh, e çuar aty nga mbreti Menelik, por i paarritshëm për të gjithë.

Për historianët, gjurmët e saj kanë humbur që në shekullin VI para Lindjes së Krishtit, ndërsa nuk figuron në listën e sendeve të vjedhura në vitin 586 nga Babilonasit e Nabukodonosorit në Tempullin e Jeruzalemit, ku ajo duhej të ruhej.

E sigurtë është se në Etiopi, Arka ka përbërë një lidhje të pathyeshme mes Kishës dhe monarkisë, duke e shenjtëruar edhe për 237 breza të tjerë, pushtetin teokratik të perandorëve abisinas. Kjo zgjati deri në grushtin e shtetit të socialistit Mengistu, që në vitin 1974 rrëzoi perandorin Haile Selasie, dhe e ndaloi atë besim fetar./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button