Horizonti.al

Arkeologët zbulojnë një skelet pa kokë në Pompei

Sipas informatave të parkut arkeologjik italian skeleti i një mashkulli që po përpiqej të shpëtonte nga shpërthimi i Vezuvit në vitin 79 pas krishtit, por që u godit nga një gur i madh, është zbulimi i fundit dhe dramatik në zonën e Pompeit, në jug të Italisë. Eshtrat janë gjetur në zonën e Regio V në kthesën mes rrugës së Ballkoneve, zbuluar kohët e fundit dhe rrugës së Dasmës së Argjendtë, një zonë në të cilën arkeologët po punonin në ato momente. Është viktima e parë që del në këtë vend, – u shpreh Massimo Osanna, – si dhe është një dëshmitar shumë dramatik i shpërthimit që ka qenë fshehur për dy mijëvjeçarë. Analizat e para treguan se eshtrat i përkasin një mashkulli mbi të 30-t me probleme në një këmbë që e penguan të lëvizte, çka i ka vështirësuar edhe arratisjen.

Paraqet lezione në kockën e tibias, në të cilën kishte një infeksion kockor. Megjithatë sipas vrojtimeve të para i ka mbijetuar shirave të rërës, gurëve, hirit dhe zjarrit që vinin nga vullkani. Por nuk mundi t’i shpëtonte dhunës së mëvonshme që erdhi nga shpërthimi, është gjetur pa kokë në katin e parë të ndërtesës mbuluar nga një shtresë fragmentesh vullkanike. Gjithçka tregon se vdiq i goditur nga një gur, ndoshta nga një arkitra që e ka goditur në pjesën e pasme duke e shtypur. Sipas Ossana-s përpos emocioneve që ngjall ky zbulim lejon të njihet më saktë historia dhe qytetërimi i epokës, të krahasohen patologjitë dhe stili i jetës, dinamika e shpërthimit të vullkanit. Ministri i kulturës e cilësoi zbulimin të jashtëzakonshëm dhe një simbol i rilindjes të kësaj zone arkeologjike. Në gërmimet e fundit kanë dalë në dritë tri ndërtesa me ballkone të mëdha, anfora vere dhe mozaikë si dhe skeleti i një kali dhe i një fëmije që është përpjekur të fshihet nga zjarri dhe hiri dhe që mund të japin më shumë elemente jete në këtë qytet të fshirë plotësisht. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button