Kuriozitete

Arma me laser e SHBA-së është gati për luftë (FOTO plus VIDEO)

Screen Shot 2015-02-18 at 17.07.14Marina Amerikane ka një sistem të ri të Armës me Laser që kushton rreth $40 milion dollarë dhe gjatë muajit të kaluar ajo ka kryer testimet operacionale me sukses në Gjirin Persik. Një video e shfaqur kohët e fundit që shihet më poshtë demonstron aftësinë e laserit 30kw, i cili e shkatërron një dron në vetëm pak sekonda. Matthew L. Klunder nga Marina Amerikane tha në një deklaratë: “Ne e zhvilluam këtë armë të veçantë, që është një prototip, përmes disa ritmeve jashtëzakonisht të vështira, por i cili i shkatërron objektivat tona të caktuara në vetëm pak sekonda”, transmeton lajmi.net. “Kjo është hera e parë në histori që është krijuar një sistem i cili i kontrollon armët me laser”, tha Klunder. Në fakt, kjo armë e avancuar me laser performoi aq mirë gjatë testeve operacionale sa që tani Marina Amerikane e ka autorizimin për ta përdorur atë në mbrojtje të anijeve. Duket se Marina Amerikane parashikon që Sistemi i Armëve me Laser do të shfrytëzohet shumë në të ardhmen, duke konsideruar se ata tashmë janë duke e zhvilluar një sistem më të fuqishëm të laserëve, që është në gjendje të shkatërroj anije me teknologji të avancuar anti-raketore.

Leave a Reply

Back to top button