Analiza

Armë dhe oligarkë, standardi i dyfishtë i britanikëve

arme dhe oligarkeKryeministri britanik, David Cameron kërkon sanksione më të rëndë kundër Rusisë dhe kritikon, sidomos në fjalimet drejtuar publikut të brendshëm, pavendosmërinë e Francës dhe Gjermanisë.  Por, “zemërimi i tij kundër Putinit”, siç e quajnë tabloidët miqësorë nuk mbështetet mbi akte politikë po kaq armiqësorë. Përkundrazi. Ministri i Jashtëm i Francës, Fabius, ka kujtuar se edhe Britania e Madhe vazhdon të furnizojë me armë Moskën. Fabius nuk ka dashur të hyjë në detaje. Por e kanë bërë disa deputetë të opozitës, duke rindërtuar fluksin e furnizimeve me armë. Vetëm 34 leje, nga 285, janë shfuqizuar nga qeveria e Cameronit pas aneksimit të Krimesë nga ana e Vladimir Putinit.
Ish ministri i Jashtëm, Uilliam Hague ishte angazhuar në bllokimin e eksportimit të materialeve që mund të përdoreshin nga separatistët në Ukrainën lindore. Pra, ndalohet shitja e raketave tokë-ajër, por lejohet gjithësesi tregtimi i mjeteve të paspecifikuar, komponentëve për helikopterë, snajperëve, mbrojtjeve antigranatë.
Sekretari i Partisë Socialiste franceze, Jean-Christophe Campadelis ka thënë atë që shumëkush e mendon, dhe jo vetëm në Paris. Ofensiva e Cameronit është “hipokrite”. Politikani francez ka paraqitur një element në dukje të vogël: oligarkët rusë në Londër. Edhe dje, kryeministri britanik ka kërkuar sanksione për njerëzit e afërt të Putinit, që bëjnë biznese të mëdhenj në Tamiz. Disa prej tyre, si Alexander Temerko apo Vasily Shestakov, partneri në xhudo i presidentit rus, janë edhe financues bujarë të partisë së Cameronit dhe kontribuojnë për të krijuar atë klimë pasurie të paqartë që rëndon në darkat e organizuara nga konservatorët për të mbledhur fonde. Me rastin e “festës verore të konservatorëve” që u zhvillua kohët e fundit në luksozin HUrlingham Club, zonja Lubov Chernukhin ofroi 160 mijë stërlina për t’i lejuar bashkëshortit Vladimir, ish zëvendës ministër i financave i Rusisë dhe një besnik i Putinit, privilegjin që të luante një ndeshje tenisi me vetë kryeministrin, si dhe me kryebashkiakun e Londrës, Boris Johnson. A do të luajë vërtetë kryeministri për të mundur “të afërmit” e tij rusë? Ka diçka që nuk shkon në “zemërimin” e Cameronit. /corriere.it/
Përshtatur në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button