Psikologji

Arsyet e forta se pse duhet të duash fillimisht veten, përpara të tjerëve

Për shumicën nga ne, dashuria është një tërësi emocionesh, por që nuk merr asnjë trajtë, nëse ne nuk duam veten tonë. Dashuria është diçka vërtet e çuditshme. Shumë e kërkojnë në mënyrë aq të dëshpëruar, saqë ndonjëherë humbasin veten në kërkim të saj. Por një nga mësimet më të mëdha që na jep jeta, është të duam së pari veten tonë në mënyrë egoiste. Një formë e tillë dashurie të çon drejt vetëvlerësimit.

Shpesh thuhet se që të duash dikë, duhet të duash fillimisht veten. Dhe është e vërtetë, nuk mund të duash asnjë, nëse nuk do së pari veten. Çfarë ndodh nëse duam dikë, pa e dashur veten tonë?

  1. Shpesh ndihemi jo të denjë për të dashuruar. Të dashurosh është një ndjesi e këndshme, dhe të ndjesh se të duan është akoma dhe më e këndshme. Mirëpo, ajo është shumë e komplikuar, nëse ne ndihemi jo të denjë për të dashuruar dhe kjo ndjesi vjen atëherë, kur ne nuk duam mjaftueshëm veten tonë.
  2. Ndihemi të pasigurtë. Nëse nuk duam veten, na lindin vazhdimisht pyetje të tipit “Çfarë bëj këtu?”, ose “A është kjo gjë ajo që dua të bëj?”. Mirëpo pyetje të tilla ngrejnë dyshime të mëdha në një marrëdhënie dhe ndikojnë që marrëdhënia të mos zgjasë gjatë.
  3. Ndjen bezdi nga personi tjetër. Mirëpo nëse ndjen bezdi nga prania e një personi, nuk mund të thuash se e do atë person. Një marrëdhënie nuk mund të ecë dot përpara vetëm me një person, ndaj kuptoje këtë gjë. Nis të duash veten, pastaj të duash vërtet personin tjetër. Vetëm kështu nuk do të ndjesh bezdisje nga ai person dhe të thuash me shtirje se e do.
  4. Ndihesh sikur marrëdhënia jote duhet të përfundojë nga momenti në moment. Të biesh në dashuri është pak e rrezikshme, sepse përfshihet edhe koncepti i kohës. Nëse nuk do veten, do të ndihesh përherë në ankth dhe do të ndjesh sikur marrëdhënia jote do të përfundojë nga momenti në moment, mirëpo kjo ndjesi të shkatërron ty në radhë të parë, dhe lidhjen tënde në radhë të dytë.
  5. Ajo ndjesia e pasigurisë të përndjek në jetë, duke e vënë në rrezik marrëdhënien tënde. Do të kthehesh pas në kohë, në momentet kur të tjerë persona të kanë thyer zemrën dhe kjo gjë nuk është diçka e mirë.

Në momentin që do të duash veten tënde, dashuria e vërtetë do të vijë drejt teje pa qenë e nevojshme që ti ta kërkosh. Dashuria e vërtetë nuk ka nevojë ta ndjekësh nga pas, pasi arrin në mënyrë të papritur. Duaje veten, sepse dashuria e vërtetë ndaj vetes do të tërheqë drejt jetës tënde personin e duhur për ty. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button