Analiza

“As nuk e mendoj daljen e Greqisë nga eurozona”

Kriza e borxhit / Presidenti grek premton shlyerjen e të gjitha borxheve. Në komentet e bëra për “Spiegel”, presidenti i ri grek Prokopis Pavllopulos, e përjashton kategorikisht mundësinë që vendi i tij të dalë nga eurozona, në një kohë që mbështet thirrjet për pagesën nga ana e Gjermanisë, të reparacioneve mbi krimet e luftës e Luftës së Dytë Botërore

Screen Shot 2015-04-28 at 14.44.03

Pavlopullos: As nuk e

mendoj daljen e Greqisë nga

eurozona

Kriza e borxhit/Presidenti grek premton shlyerjen e të gjitha borxheve

Nga Jorgos Christides, David Bocking dhe Roland Nelles
Në komentet e bëra për “Spiegel”, presidenti i ri grek Prokopis Pavllopulos, e përjashton kategorikisht mundësinë që vendi i tij të dalë nga eurozona, në një kohë që mbështet thirrjet për pagesën nga ana e Gjermanisë, të reparacioneve mbi krimet e luftës e Luftës së Dytë Botërore

Koha po mbaron për Greqinë dhe kreditorët e saj ndërkombëtarë. Nëse marrëveshja nuk arrihet deri në qershor, vendi do të përballet me falimentimin. Presidenti i ri grek, Prokopis Pavllopulos, shpreh për revistën gjermane pikëpamjet e tij mbi konfliktin: Ai e përjashton mundësinë e një Grexit, dhe premton se të gjitha kreditë e marra nga Athina do të shlyhen. Por ndërkaq është kritik mbi programet e shkuara të kursimit.

“Disa prej masave të diktuara ndaj nesh, kanë shkuar përtej ligjeve të BE-së”-shprehet Pavllopulos në rezidencën e tij zyrtare në Athinë. “Ne duam të jemi anëtarë të barabartë të Evropës së bashkuar” – thekson ai. Ndër të tjera, profesori i së drejtës mendon se kritikat e huadhënësve ndërkombëtarë mbi pagën

minimale, dhe të drejtat e tjera të punës në vendin e tij, janë problematike.
Presidentin nënvizon se edhe në Gjermani, ka një standard minimal të jetesës. “Nuk po kërkojmë ndonjë gjë më shumë për popullin grek, sesa atë që Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë, e cilëson si një të drejtë themelore sociale për popullin gjerman” – thotë Pavllopulos. Ai gjithashtu pohon se pjesë e programeve shtrënguese ”nuk ishte aspak rritja miqësore, por përkundrazi ajo që e çoi ekonominë greke në reçesion”.

Pavllopulos, anëtar i partisë konservatore “Nea Dimokratia”, është zgjedhur në këtë detyrë që prej muajit të shkuar. Më herët në karrierën e tij, ai ka shërbyer si këshilltar i ish- kryeministrit Konstantinos Karamanlis, i cili e

udhëhoqi Greqinë gjatë periudhës tranzitore nga diktatura ushtarake drejt një demokracie europiane. “Në fund të viteve ’70, Greqia u përball me një betejë të madhe për t’u bashkuar me Evropën”- vuri në dukje presidenti. Për të, ishte “e pamundur ta shihje Greqinë jashtë Evropës”.

Ai ndërkaq e sheh si diçka të pamendueshme, daljen e Greqisë nga eurozona. “Mendimi mbi një Grexit, as nuk ekziston në mendjen time”- na siguron ai. Dhe kjo pavarësisht se vendi ndodhet nën një presion të jashtëzakonshëm financiar, me qeverinë që po detyron spitalet, universitetet dhe agjencitë publike të dorëzojnë kursimet e tyre tek Banka Qëndrore. Pavllopulos tha se vendi i tij, do të përmbushë të gjitha detyrimet. “Ne do të paguajmë të gjitha

borxhet deri në euron e fundit. Kemi nevojë të mbajmë një buxhet të balancuar, dhe gradualisht të ulim borxhin tonë”- shprehet ai. Presidenti gjithashtu u shpreh optimist, se mosmarrëveshja mbi borxhin e Greqisë ende mund të zgjidhet. Pavllopulos tha se negociatat për një program të ri të shpëtimit “kërkojnë sakrifica të reja”.

Pas takimi i javës së kaluar i Eurogrupit, dështoi sërish të ofrojë një marrëveshje, shumica e politikanëve të BE-së, nuk e ndajnë këtë mendim. Pavllopulos dyshon se një ndryshim në pushtet, mund të jetë pjesë e problemit. “Pikëpamja ime është se, gjithnjë e më shumë, janë teknokratët ata që marrin vendimet dhe jo politikanët”-thotë ai.

Presidenti grek argumenton, se anëtarësimi i Greqisë në BE ishte bërë i mundur kryesisht falë angazhimit personal të ish-kancelarit gjerman Helmut Shmid dhe ish-presidentit francez Valeri Zhiskar D’Esteng, pavarësisht rezervave të Komisionit Evropian.

Ai mendon se situata ishte e ngjashme, edhe kur Greqia iu bashkua me eurozonës. “Unë besoj se mbi, çështje të caktuara, Evropa ndonjëherë duhet të veprojë përmes vendimeve politike, duke anashkaluar teknokratët, kur pikëpamja e këtyre të fundit, është në kundërshtim me qëllimet e madha dhe afatgjata të BE”-deklaron ai.

Por, ndryshe nga paraardhësit e saj, kancelarja gjermane Angela Merkel duhet tashmë të justifikojë kreditë disamiliardëshe të ndihmës

për Greqinë. Në dritën e situatës dramatike, ku ndodhet buxheti grek, Merkel dhe ministri i saj i Financave Volfgang Shojble, nuk duan të mbështeten tek premtimet për reforma të paqarta.

Kjo ka bërë që shumë grekë t’i shohin zyrtarët gjermanë, si ata që diktojnë masat e kursimit. Para se zgjidhej president, Pavllopolous pati kritikuar politikat gjermane ndaj krizës. Në një ese, ai akuzoi Gjermaninë për vendosjen e interesave të saj politike dhe ekonomike, mbi qëllimin më të madh të integrimit evropian. Ai gjithashtu hidhte dyshime se Angela Merkel, nuk ka mirëkuptim për idenë evropiane, për shkak të rrënjëve të saj në ish-Gjermaninë Lindore.

Por në rolin e tij të ri, Pavllopulos ka përdorur një ton më pajtues ndaj Gjermanisë. “Unë besoj se ata duan një Gjermani evropiane, dhe jo një Evropë gjermanike”- tha ai për Merkel dhe Shojblen.

Ai nënvizoi marrëdhëniet “shumë të mira” personale që kishte me shefin e financave gjermane, i cili ishte dikur homologu i tij, kur Pavlopulos mbante postin e Ministrit të Brendshëm të Greqisë. Pavlopoulous shtoi me tej:Unë kam qenë gjithmonë një mendimtar i lirë. Besoj se mund të flas sipas mendjes time, duke iu drejtuar lirshëm një vendi, për të cilin kam respekt të madh dhe dashuri, siç është Gjermania”.

Kryetari i shtetit grek, thotë se po planifikon bisedime me homologun e tij gjerman Joakim

Gauk. “Do të afroj sa më shpejt që të jetë e mundur vizitën time në Gjermani”-shprehet ai, duke shtuar se dëshiron ta përdorë këtë vizitë, për të diskutuar çështjen e pagesave të reparacioneve gjermane për krimet naziste të luftës, çështje të cilën ai e ka mbështetur për një kohë të gjatë. Gjatë vizitës së zhvilluar në Greqi vitin e shkuar, Gauk kishte kërkuar falje për krimet e luftës, ndonëse nuk mbështeti hapur thirrjen për dëmshpërblime.

Pavllopulos e cilësoi deklaratën e Gauk si mjaft të rëndësishme. Por ai shtoi se edhe ekspertë të njohur gjermanë, mendojnë se pretendimet e Greqisë “janë të vlefshme ligjërisht, dhe se është e drejta jonë për të hapur një proces ligjor, për t’i kënaqur ata”. Ai mendon se të dyja vendet, duhet të ulen në një tryezë të

përbashkët, për të gjetur një zgjidhje mbi këtë çështje, si Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë.
“Kjo është mënyra, sesi vendet e civilizuara i zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre”- tha ai. Në të njëjtën kohë, Pavllopulos mohon qartazi kërcënimet e politikanëve të tjerë grekë, se do të konfiskojnë pasuritë gjermane në Greqi. “Më lejoni të theksoj se asnjë person i arsyeshëm në Greqi, nuk është duke menduar të ndërmarrë veprime të njëanshme”- thotë presidenti. Sipas tij, konfiskimi i pasurisë së Gjermanisë, as nuk është marrë në konsideratë. “Një çështje e tillë është e pakuptimtë”-shton ai. Në fund Pavllopolous deklaroi për “Spiegel”, se do të jetë i hapur për çeljen e një fondi të besimit, përmes të cilit viktimat greke të nazistëve, do të mund

të marrin një kompensim individual. “Në parim, kjo është diçka që ne mund ta diskutojmë”- përfundoi ai. /Der Spiegel/

Shënim:Prokopis Pavllopoulos, 64-vjeç është prej muajit të shkuar president i Greqisë. Zgjedhja e tij u mbështet nga koalicioni i majtë i Syrizas por edhe partitë e djathta. Ai ka studiuar për jurisprudencë në Paris dhe ka qenë për shumë vite lektor në Universitetin e Athinës.

Leave a Reply

Back to top button