MagazineShkence

“Asgjë nuk krijohet, asgjë nuk shkatërrohet”. Atëherë, ku përfundoi Jul Cezari?

“Asgjë nuk krijohet, asgjë nuk shkatërrohet”, thoshte filozofi grek. Kishte të drejtë: natyra riciklon gjithçka. Një shembull? Merrni Jul Cezarin: miliarda e miliarda e miliarda atomet që përbënin trupin e tij janë ende mes nesh. Ndonjëri, edhe më afër nga sa e imagjinojmë

Screen Shot 2016-03-17 at 09.10.51

Ndërkohë që po lexoni këtë artikull, ka shumë mundësi që fragmente shumë të vegjël të Jul Cezarit vërtiten në ajër përreth jush, kërcejnë në ekranin e celularit tuaj, apo kompjuterit, për të marrë më pas fluturimin me një të fryrë të erës dhe të nisin një udhëtim prej mijëra kilometrash në atmosferë. Pas dhjetëra ditësh mund të bien në portin e Melbournit, në Australi, apo në Oqeanin Indian. Dhe ndoshta do të rimarrin jetë në sytë e një peshku.

Atomet, thërrmijat elementare që përbëjnë materien dhe të gjithë qeniet e gjalla, janë në një trup njeriu, shumë më tepër se një mijë miliardë qeliza që e formojnë atë. Për shembull, në trupin e Jul Cezarit mund të supozojmë se kanë qenë, paka  shumë, 15 miliardë miliardë miliardë (1,5 x 1028).

ATOME ENDACAKE

Dy mijë vite pas krimit më të famshëm të historisë së lashtësisë, këta atome janë ende në qarkullim. Janë përzierë me të tjerë për të krijuar forma të reja jete, ose janë fiksuar në shkëmbinj apo tokë. Dhe në përgjithësi, probabiliteti që të jenë pranë nesh është i lart. Ku gjenden ekzaktësisht? Sa mundësi kemi që të thithim, pijmë, prekim ndonjërin? Duke marrë parasysh kompleksitetin e cikleve natyrore, vlerësimi mund të bëhet natyrisht vetëm me përafërsi, duke shfrytëzuar probabiltetet dhe pakëz fantazinë. Në fakt bëhet fjalë për llogari me shifra shumë të mëdha.

CEZARI NE NJE GOTE UJE

Marrim një shembull. Në një metër kub ajër ku ndodheni teksa lexoni këtë artikull, janë afro dhjetë milionë miliardë miliardë atome.

Sa prej këtyre i përkisnin Cezarit? Duke marë parasysh numrin e atomeve të Cezarit, të metrave kub ajër që ekzistojnë në atmosferë, mund të arrihet në përfundimin që janë të paktën dhjetë milionë. Janë atomet e karbonit që ishin pjesë e yndyrnave të tij, të sheqernave dhe acideve organike që përmbanin qelizat e tij, në total 1026 atome, që janë transformuar në anhidrit karboni (gazi i efektit serrë) pas riteve funebre: një zjarr solemn ku u dogj kufoma, si dhe dhuratat e veshjeve dhe xhevahirëve të bëra nga fisnikëria romake. Ndërsa në një gotë ujë mund të gjejmë tre atome të Jul Cezarit.

Në fakt çdo njeri është i përbërë kryesisht prej ujit, domethënë hidrogjen dhe oksigjen. Cezari kishte 1028 atome hidrogjeni dhe 1026 atome oksigjeni. Hidrogjeni është elementi më i bollshëm: përbën 90% të të gjithë atomeve të universit dhe 15% të atyre që janë të pranishëm në planetin tonë. Pjesa më e madhe e atomeve të hidrogjenit gjenden të lidhur me oksigjenin, në formën e ujit. Oksigjeni është elementi më i bollshëm i Tokës: i vetëm përbën 50% të peshës së planetit, afro 3 mijë miliardë miliardë tonë. Cezari kishte afërsisht 14 kilogramë. Pra ekziston një probabilitet një në njëqind miliardë miliardë, që atomi i ardhshëm i oksigjenit që do të pijmë i ka përkitur dikur Cezarit. Por duke qenë se atome oksigjeni ne pijmë 1024 për gotë, është shumë e mundur që na ka ndodhur disa herë të pijmë prej atomeve të perandorit romak.

Ndër elementët më me bollëk që kishte Jul Cezari (dhe të gjithë ne) është azoti (afro 1025 atome), që përdoret për sintezën e proteinave. Shtatë miliardë ton proteina fabrikohen përvit në Tokë. Ekziston një probabilitet një në një miliarë miliardë, që ndonjëra prej tyre përmban një atom azoti që i përkiste dikur Jul Cezarit. Eshtë si të thuash që do të hamë Cezarin, për çdo një milion biftekë.

BALER PERANDORAK

Në fund, Cezari përbëhej nga një sërë mineralesh të pranishëm në sasi të vogla, tre kg në total. Shumë prej tyre kanë mbetur në Romë dhe përreth saj. Kaliumi përshembull: përmbahet në lëngjet qelizore të qenieve të gjalla, por në momentin e vdekjes, qelizat ndahen dhe e çlirojnë. Pas njëzetë ditësh, 95% riciklohet nga bakteret, kërpudhat dhe bimët që, siç dihet nuk zhvendosen shumë. Eshtë shumë e mundur pra, që bimët e kopshteve të Vila Borghese në Romë, ku u dogj trupi, të përmbajnë atome të kaliumit të Cezarit.

ASGJE NUK KRIJOHET, ASGJE NUK SHKATERROHET, GJITHCKA TRANSFORMOHET

Pra, atomet nuk zhduken. Jeta e tyre vazhdon në pafundësi. Planeti ynë është si një anije kozmike në udhëtim drejt kufijve të universit. Nuk do të rifurnizohet, pra duhet që të riciklohet në pafundësi materiali që kemi marrë që në nisje. Si? Duke e transformuar kimikisht, falë energjisë së Diellit.

Shpejtësia e riciklimit varet nga mjedisi: është më e lartë nëse uji dhe drita janë të bollshme, dhe temperatura e lartë. Në pyjet tropikale, në gjashtë muaj substanca organike e vdekur rikthehet tek qeniet e gjalla. Nëse Jul Cezari do të kish lindur në tropik, atomet e tij do të ishin hedhur tashmë 4 mijë herë mes jetës dhe vdekjes. Ndërsa në Romë, një cikël i plotë kërkon nga 10 në 12 vite. Me ndonjë përjashtim: cilido element mund të shkëputet përkohësisht prej ciklit. Kjo ndodh për shembull për karbonin, që akumulohet për miliona vite në formën e qymyrit, naftës dhe torfës. Por pastaj mjafton të ndezësh motorrin e makinës dhe të djegësh benzinë, për ta rifutur në cikël./Focus – Në shqip nga ëëë.bota.al

Leave a Reply

Back to top button