Horizonti.al

Ashtu si vetë e kishte parashikuar, Mark Tueini erdhi dhe iku nga kjo botë me kometën Hallej

Screen Shot 2015-09-12 at 10.17.33

Kometa periodike e njohur si Kometa Hallej rikthehet pranë tokës afërsisht çdo 75 vjet, për shkak të tërheqjes gravitacionale të planetëve ku ajo kalon. Në shekullin 18, astronomi anglez Edmond Hallej konkludoi se të dhënat për një kometë të shfaqur në vitet 1531, 1607 dhe 1682 në fakt i referoheshin të njëjtës kometë, e cila rikthehej në intervale periodikë; ai parashikoi rishfaqjen e kometës në vitin 1758. Kometa Hallej u shfaq sërish në qiell kur shkrimtari i famshëm, Samuel Langhorne Clemens, i njohur më mirë si Mark Tuein, u lind në 30 nëntor 1835 në Florida, Misuri. Deri në vitin 1909, kishin kaluar 74 vjet, dhe Tueini bëri një parashikim, se vdekja e tij do të përkonte me rishfaqjen e kometës. Tueini tha: “Do të jetë zhgënjimi më i madh i jetës sime, nëse nuk iki bashkë me Kometën Hallej. I Madhërishmi, pa dyshim ka thënë: Ja pra, ku janë këta dy tekanjozë të papërgjegjshëm, ata erdhën bashkë, dhe bashkë do të ikin”.

Dhe kështu ndodhi. Mark Tueini vdiq nga ataku në zemër në 21 prill të vitit 1910 – ditën kur Kometa Hallei u shfaq nga ana e largët e Diellit. Shfaqja e Kometës ishte spektakolare atë vit, edhe për arsye të tjera: Ajo kaloi vetëm 22.4 milion km nga Toka, ose në 1/15 e distancës mes Tokës dhe Diellit; dhe për herë të parë, kalimi i kometës u kap në foto. Kometa Hallej u rishfaq sërish në vitin 1986, dhe pritet të kalojë sërish në qiejt tanë, në vitin 2061./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button