Analiza

Assange: “Gati dosje të reja. Wikileaks po rikthehet”

Në telekonferencë nga Londra: “Përqëndrimi i informacionit në pak duar na çon drejt totalitarizmit”

AssanDokumenta të rinj sekretë pritet që të bëhen shumë shpejt publikë. E ka zbuluar këtë Julian Assange. Në telekonferencë nga ambasada e Ekuadorit në Londër, ku është strehuar prej qershorit të vitit 2012, themeluesi dhe kryeredaktori i Wikileaks ka ndërhyrë gjatë një simpoziumi “Fiction and Reality: Beyond the Big Brother”, i organizuar nga Festivali i Kinemasë i Lisbonës dhe Estoril. Në ditët e mëparshme, të ftuar kishin qenë Noam Chomsky, Eben Moglen dhe Edgar Morin.
Me një mjekërr të bardhë që spikaste në ekranin e sallës së kinemasë të Estoril, Assange ka akuzuar Google se është në shërbim të qeverisë së SHBA dhe ka kujtuar se sa e rrezikshme është që agjencitë e shërbimit të fshehtë përpiqen të kontrollojnë numrin më të madh të mundshëm të të dhënave dhe informacioneve për qytetarët: “Dyshoj që survejimi në masë është mënyra e duhur për të luftuar terrorizmin”, ka deklaruar ai, duke shtuar se në shoqërinë tonë janë në diskutim të drejtat individuale dhe kolektive: “përqëndrimi i informacioneve në pak duar të con direkt drejt totalitarizmit të radhës”.
Pasi ka folur për veten (“Nuk ankohem për gjendjen time, sepse të tjerët kanë patur një fat më të keq se sa imi. Unë nuk kam përfunduar ende në burg”), dhe pasi ka siguruar se Wikileaks, pavarësisht sulmeve që ka pësuar “vazhdon ende të funksionojë”, Assange ka befasuar të gjithë: “Do të doja të thoja se nuk mund të zbuloj asgjë pasi është sekret – ka thënë duke qeshur – por është e vërtetë që po përgatisim një tjetër dosje spiunësh të Wikileaks”./corriere.it/

Leave a Reply

Back to top button