Motivuese

“Ata donin të asgjësonin humanizmin tonë”. Liliana Segre tregon për makthet e përjetuara në Aushvic

“Në Aushvic i shpëtova përzgjedhjes për tri herë. Kur na thërrisnin, e dinim se ishte për të vendosur nëse ishim akoma të vlefshme dhe mund të vazhdonim përpara, apo ishim copëza të vjetra të pariparueshme. Për t’u hedhur poshtë. Ishte një moment i tmerrshëm. Mjaftonte vetëm një tundje koke dhe kishe shpëtuar, në të kundërt, ishe e dënuar me vdekje. Na vendosnin në radhë, nudo, dhe përpara kishim dy torturues dhe një mjek nazist. Na hapnin gojën, na ekzaminonin çdo pjesë të trupit, për të parë nëse ende mund tëpunonim apo jo. Kush ishte tepër e lodhur, ose e dobët, ose e dëmtuar, eliminohej.

U mjaftonin shumë pak sekonda torturuesve për të kuptuar nëse ishte më mirë të jetoje, apo të vdisje. Unëshihja edhe të tjerat, të gjitha të tmerruara, dhe ndihesha po njësoj si ato. Oficerët dhe mjekët ishin elegantë, të qetë, në paqe me ndërgjegjen e tyre. Mjaftonte kështu vetëm një tundje koke e torturuesve, e cila donte të thoshte “Vazhdo përpara” dhe mund të shpëtoje. Unë mendoja vetëm për këtë gjë, kur na mblidhnin, për atë tundje koke. Isha e lumtur kur vinte ai moment, sepse isha në fillim 13 vjeçe, më pas 14 vjeçe. Doja të jetoja.

Mbaj mend përzgjedhjen e parë. Pasi më kishin analizuar, mjeku vuri re një cikatrice operacioni tëmëparshëm. “Ndoshta do të më dënojë me vdekje për atë shenjë”, mendoja me vete. Ai më pyeti nga isha dhe unë me zë të fortë, edhe pse përbrenda isha tmerrësisht e frikësuar, i thashë se isha italiane. E mbaja frymën. Pasi qeshën me njëri-tjetrin, për shkak të mjekut italian që më kishte operuar dhe më kishte bërënjë qepje të tmerrshme të plagës (ndaj dhe kisha cikatrice të çuditshme), bënë me shenjë të vazhdoja përpara. Kjo do të thoshte se kisha kaluar përzgjedhjen. Isha e gjallë. Isha aq e lumtur që mund tëkthehesha në kamp, saqë çdo gjë më dukej më e lehtë.

Më pas njoha Janine, një vajzë franceze, me të cilën punoja ngjitur në fabrikën e municioneve. Ajo ishte caktuar për prerjen e çelikut. Disa ditë para përzgjedhjes, makina i kapi dy gishtat e dorës. Ajo doli përpara torturuesve, nudo, duke u munduar ta fshihte atë fakt, por ata e vunë re. Mbajtën shënim numrin e tatuazhit të saj (të gjithë kishim tatuazh një numër). Kjo gjë do të thoshte se e kishin dënuar me vdekje.

Janine nuk ishte një e huaj për mua. E shihja përditë, flisnim, i buzëqeshnim njëra-tjetrës kur përshëndeteshim. Por prapë nuk ma mbante t’i thoja gjë në ato momente. E pashë që e morën dhe nuk u ktheva për t’i thënë “Lamtumirë”. U shtira sikur asgjë s’kishte ndodhur dhe vazhdova përpara, e lumtur që i shpëtova një tjetër përzgjedhjeje.

E tregoj shpesh historinë e Janine, e cila sigurisht më jep një ndjenjë pendese përbrenda. Pendesë për faktin që nuk pata guximin t’i thoja “Lamtumirë”. Duhet t’i bëja të kuptonte se jeta e saj kishte rëndësi për mua dhe se ne nuk ishim siç na trajtonin torturuesit. Ne ishim të afta të donim. Ama nuk e bëra.

Pendesa nuk më dha paqe për shumë, shumë kohë. E dija se në momentin që nuk pata kurajon t’i jepja lamtumirën Janine, kishin fituar ata, torturuesit tanë, sepse na kishin privuar nga humanizmi dhe nga mëshira për një qenie tjetër njerëzore. Kjo ishte fitorja e tyre. Ky ishte objektivi i tyre, të asgjësonin humanizmin tonë”. – Liliana Segre

Back to top button