Histori

Ata duarshtrëngime që ndryshuan historinë

GJUHA E TRUPIT / Që nga përshëndetja e përzemërt e Hitlerit me anglezin Chamberlain, deri tek marrëveshja trepalëshe që i dha fund Luftës së Dytë Botërore: çfarë fsheh gjesti i mirëkuptimit, më shumë i përdorur?

Screen Shot 2015-04-16 at 12.35.39

“Nata ose Blücheri”, thërret Duka i Uellingtonit, në epilogun e betejës vendimtare të Vaterlosë kundër Napoleonit, në 18 qershor 1815, duke shpresuar për rënien e errësirës – që në atë kohë pezullonte çdo veprim luftarak – ose për mbërritjen e marshallit prusian Gebhard Leberecht von Blücher, që të parandalojë revanshin e francezëve. Blücheri mbërrin në kohë, i jep fund një herë e përgjithmonë hegjemonisë së Parisit mbi Europën, dhe Duka i shtrëngon dorën mbi kalë, për gëzimin e të gjithë piktorëve. Një shtrëngim burrëror duarsh mbi shalët e kuajve, e njëjta ikonografi që në pikturat e tetëqindës italiane paraqet mbretin Vittorio Emanuele të Savojës, me gjeneralin Giuseppe Garibaldi, i sapokthyer nga fushata në Siçili, që i dorëzon në Teano Mbretërinë e Jugut, të çliruar nga Borbonët.

Shtrëngimi i duarve mes presidentit amerikan, Barack Obama dhe diktatorit kuban, Raul Kastro, vëllai i themeluesit të dinastisë revolucionare Fidel, të sjell në mendje galeri të panumërta përshëndetjesh mes udhëheqësash, armiqsh, miqsh, aleatësh provizorë si ministri i Jashtëm rus, Molotov me homologun gjerman, von Rippentrop, në “paktin” e pasigurtë mes totalitarizmave sovjetik dhe nazist, që e prish dy vjet më vonë pushtimi i Hitlerit kundër Stalinit. I druajtur, Molotovi, ndërkohë që hierarku me uniformë i ngul sytë i palëavizur. Do të përfundojë i varur në vitin 1946 në Nyrenberg, duke thirrur: “Paqe për botën!”

Një vit më herët, në Konferencën e Potsdamit, Stalini, presidenti i sapozgjedhur amerikan, Trumani dhe kryeministri anglez, Churchilli, firmosin fitoren me një dorështrëngim të trefishtë. Lufta e Ftohtë – që sipas diplomatit Kennan nisi kur Armata e Kuqe, në vitin 1944, lë të përgjaket rezistencën polake në Varshavë – e bën objekt talljeje, atë përshëndetje plot buzëqeshje.

Screen Shot 2015-04-16 at 12.37.59

Dorështrëngimi, sipas encikopedive, ka qenë përshëndetja e lashtë, për të treguar se i ke duart bosh, pa armë, dhe në muzeun Pergamon të Berlinit, një pllakë funerale e shekullit V tregon dy ushtarë që e “firmosin” në këtë mënyrë armëpushimin. Një basoreliev i kohës, i gjetur dhe i ruajtur në Athinë, ruan perëndeshat Hera dhe Athina, që shtrëngojnë dorën në mënyrë paqësore. Fotografitë e vitit 2015 në Berlin, të kancelares gjermane, Merkel dhe të Kryeministrit, Tsipras, nuk prodhojnë ende, fatkeqësisht, një harmoni olimpike.

Ka duarshtrëngime që fshehin rivalitete të përjetshme, Bill Gates i Microsoftit dhe Steve Jobs i Apple, presidenti Moratti i Interit dhe ish Drejtori sportiv, Moggi, tenistët Borg dhe McEnroe mbi barin e Uimbëlldonit, si dhe duarshtrëngime që paralajmërojnë tragjedi. Në një tjetër lëndinë, në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1993, kryeministri izraelit, Rabin dhe presidenti palestinez, Arafat, shtrëngojnë duart ndërkohë që presidenti Clinton i përqafon të dy. Rabini do ta paguajë me jetën e tij zgjedhjen e paqes.
Mao buzëqesh duke i shtrënguar dorën Nixonit në vitin 1972, dhe takimi i tyre ndryshon botën duke e risjellë Kinën në komunitetin ndërkombëtar, një brez do të mjaftojë për parakalimin ekonomik Pekin-Uashington si dhe për të krijuar fërkime të reja ushtarake. Në vitin 1961, në Vienë, buzëqesh presidenti i papërvojë, Kennedy, përballë rusit të ashpër Hrushov, veteran i betejës së Stalingradit: Kennedy del keq nga samiti, e rafinon diplomacinë e tij, dhe në vitin 1963, pak kohë para se të vdesë, firmos një marrëveshje shumë të rëndësishme me Moskën, për armët bërthamore. Mbretëresha Elisabetë nuk i heq asnjëherë dorashkat, kur përshëndet, etiketa është në anën e saj, gratë nuk duhet ta bëjnë. Presidenti Reagan përdorte gjithë ngrohtësi të majtën dhe të djathtën, ashtu si Fidel Kastro me Papa Vojtilën.
Duarshtrëngimi mes udhëheqësve rivalë duhet të shoqërohet me vështrim agresiv, ashtu si Putini me Merkelin në ditët e sanksioneve pas Krimesë (presidenti rus lëshon qenin e tij Doberban gjatë takimit, edhe pse e di që kancelarja nuk i do qentë), por “Angela” nuk shfaq asnjë lloj frike dhe e fikson në sy. Në raste të tjerë, për formalitet, është e volitshme të japësh dorën, por të shkëputësh vështrimin pasi u jep gazetarëve një marrje distance. Kështukanë bërë kryeministri japonez, Abe, dhe presidenti kinez, Xi Jinping, Obama e Putin, princi Karl dhe despoti i Zimbabves, Mobutu. Kur sinjalet bien ndesh mes tyre, ja tek është presidenti iranian Rouhani dhe francezi Hollande, me duart shtrënguar, por gjithësesi

Screen Shot 2015-04-16 at 12.39.08

duke treguar që Teherani dëshiron marrëveshje për bërthamoren, ndërsa Parisi, në atë moment, e anashkalon.
Përshëndetja mes Obamas dhe Raul Kastros është kanonike, formale, jo polemike. Në cilën prej kategorive do të hyjë, të lumtura a të palumtura, këtë do ta shohim shpejt. Ndoshta duarshtrëngimi më filozofik mbetet ai mes gjeneralit jugor Lee dhe oficerëve të shtetit unionist të gjeneralit Grant, gjatë armëpushimit të vitit 1865 në Appomatox, pas Luftës për Ndarjen. Duke përshëndetur gjeneralin verior Ely Parker, i lindur në fiset indiane të Senecas, aristokrati Lee thotë: “Jam i lumtur që takoj këtu një amerikan të vërtetë”, dhe i mencuri Parker ia kthen: “Jemi të gjithë amerikanë tani, gjeneral”./lastampa/Bota.al

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Back to top button