Bota

“Ata që i bashkohen ISIS, të refuzuar nga femrat dhe të varur nga porno”

jon

Kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson ka fyer rëndë luftëtarët e ISIS. Ai ka  thënë se xhihadistët islamikë  kthehen në ekstremistë kur “ata janë refuzohen nga gratë”.
Kryetari  i Londrës i bëri këto deklarata  në një intervistë për The Sun,  ku tha se individët, të cilët udhëtojnë për në Siri dhe Irak për të luftuar për Isis, kanë këto profile pasi mori në dorë një hetim të  MI5 mbi profilin ‘tipik’ të terroristëve.
Johnson tha: “Nëse ju shikoni, në të gjitha profilizimet psikologjike, kamikazët zakonisht shohin pornografi”.
Më tej Boris Johnson vazhdoi: “Ata janë të refuzuar nga femrat, ata nuk bëjnë seks me vajzat kështu që ata kthehen drejt formave të tjera për rehati shpirtërore, e cila sigurisht nuk është e rehatshme“.
Johnson vazhdoi duke thënë se  lufta kundër ekstremizmit islamik nuk do të ketë sukses, nëse politikanët perëndimorë do të vazhdojnë të fajësojnë Islamin. Ai gjithashtu shtoi se udhëheqësit myslimanë kanë për detyrë të përkujdesen për këta të rinj të pakënaqur.
Ai  u bëri thirrje udhëheqësve myslimanë se  duhet që të sigurojnë një rrugë alternative për ata individë të tërhequr nga ISISI apo grupe të tjera  terroriste./j.h/

Leave a Reply

Back to top button