Magazine

Atdheu i vërtetë i Uliksit… Po sikur grekët të kenë ardhur nga veriu?

Një hipotezë interesante në lidhje me vendndodhjen e vërtetë të ngjarjeve tek Iliada dhe Odisea. Një teori që duket se i hap rrugën të vërtetave të reja…

Screen Shot 2016-04-09 at 10.18.10

Odisea, një nga poemat e famshme epike të shkruar nga Homeri, së shpejti do të rikthehet në kinema. Regjizori i serisë më të fundit të sagës “Hunger Games”, Frensis Lorenc, tashmë është duke punuar për përshtatjen e veprës për ekranin e madh. Së bashku me Iliadën, ajo është baza e letërsisë evropiane.

Poema tregon historinë e Odiseut pas Luftës së Trojës, dhe udhëtimin e tij të në kthim në ishullin e Itakës, në të cilën qe sovran. Vepra është shkruar me sa duket ndërmjet viteve 800 dhe 700 Para Krishtit. Cilat terrene do të propozojë rregjizori? Ato klasike të deteve rreth Turqisë dhe Greqisë, apo ato vizionare që e supozojnë Balltikun si vendbanimin e vërtetë të Uliksit?

Pyetje pa përgjigje

Ftohtë. Netë me diell. Bredha dhe pisha. Valë gjigante. Është ky përshkrimi i klimës dhe vendeve që sjell Homeri në veprat e tij. Por nga Greqia, ku besohet se autori i ka vendosur ngjarjet, çdo gjë duket të jetë shumë e largët, si në krahasim me sot, ashtu edhe për mënyrën se si ajo mund të ketë qenë në të kaluarën e largët. Megjithatë çdo gjë duket se përputhet në mënyrë të përsosur me një pjesë tjetër të Evropës. Një zonë më në veri…Po si është e mundur?

Ndoshta njerëzit e lashtë kanë emigruar në jug, mbase për shkak të një epoke akullnajore? Dhe kur ata mbërritën në Greqi, a është e mundur të kenë rindërtuar në tokë e në det atë që tashmë kishin përjetuar në vendin e origjinës? Pra a është e mundur të mendohet që ata shkuan në Greqi nga territoret që sot i quajmë Norvegji dhe Finlandë?

Nga ana tjetër, nëse studiohet me kujdes gjeografia në poemat homerike, duket se përputhet me atë të Mesdheut. Edhe pse shumë nga vendet e përmendura nga Homeri – si Itaka, Athina apo Kreta – ekzistojnë edhe sot, ato janë shumë të ndryshme nga vendet që përshkruan poeti. Për shembull Peloponezi Homerik, është një ishull i thjeshtë dhe jo një gadishull malor. Ndërkohë:sipas Odiseas, para Itakës dhe Zakintosit ndodhej një ishull i gjatë dhe i sheshtë, Dulikiumi, që në fakt nuk ekziston në detin Jon. Pastaj, Kreta cilësohet si “toka e madhe”, dhe kurrë një ishull. Dhe madje vetë Troja është në një zonë e pasur me lumenj dhe në afërsi të një kënete , një zonë shumë e ndryshme nga bregu i thatë i Turqisë, ku u zbulua qyteti i lashtë nga arkeologu i njohur Hajnrih Shliman në vitin 1872, rreth rrënojave të të cilit mund të ketë lindur historia homerike.

Një libër që tashmë e njohim mirë

Është Feliçe Vinci, një inxhinier nuklear, ai që ka formuluar teorinë se Iliada dhe Odisea qenë të vendosura në veri të Europës, dhe jo në zemër të Mesdheut. Vinçi supozon se poeti grek, për të përshkruar vendet e veprat e tij, u bazua tek realiteti. Me fjalë të tjera, ai qe një dëshmitar i asaj kohe, si për gjeografinë ashtu edhe klimën.

Një teori, e cila u konsiderua fillimisht një alternativë, gati heretike, por që ditë pas dite, po gjen gjithnjë e më shumë konfirmime, madje shumë të rëndësishme, duke fituar vlerësime të shumta. Mes të parave, disa vite më parë, ajo e formuluar nga profesoresha Roza Kalzeki Onesti, studiuese dhe përkthyese e veprave homerike.

Studimet e Vinçit janë botuar në Rusi, SHBA, Suedi, Gjermani dhe Danimarkë. Teoria e tij është ilustruar në Universitetin La Sapienza të Romës, dhe në disa kurse libri “Homeri i Balltikut” ka qenë edhe në tezat e provimeve. Në mesin e autorëve që e kanë cituar studimin e tij, më e famshmi është Umberto Eko:”Një libër nga Felice Vinçi në vitin 1995 e zhvendos të gjithë Odisenë nga Mesdheu në Ishujt Veriorë, me dëshmi nganjëherë mjaft bindëse”- theksoi shkrimtar piemontez.

“Teoria se ngjarjet e poemave homerike qenë vendosur veri të Evropës – konfirmon Vinçi – u prit fillimisht me skepticizëm nga bota akademike. Pas disa viteve, siç ndodh shpesh, u rivlerësua. Në SHBA është bërë objekt studimi në Kolegjin Bard në Nju Jork, dhe në Itali u zhvillua disa vite më parë, një konferencë në Romë e cila u pasua nga një numër artikujsh prej më shumë se 300 faqesh  të botuara në një revistë mbi filologjinë klasike – një nga më të besueshmet – e cila flet për këtë teori. Kjo do të thotë se ne jemi në rrugën e pranimit, ose të paktën të faktit që mund ta diskutojmë pa ndonjë parandalim”.

Por cilat janë hapat vendimtare për të mbështetur hipotezën e Vinçit? Është vetë autori që e shpjegon:”Tek udhëtimet e Odiseut gjejmë më shumë ngjashmëri me botën nordike, në botën e Oqeanin Atlantikut në pjesën e tij veriore dhe Detin Norvegjez, se sa me Mesdhen, ku për shekuj dijetarët janë përpjekur më kot të gjejnë elementë që nuk përputhen.

Historiani grek Plutarku tregon se ishulli Ogygia, ku Uliksi u mbajt rob nga nimfa Kalipso, gjendet “5 ditë udhëtim me anije me vela nga ishulli i Britanisë së Madhe, në drejtim të perëndimit”. Nëse nisemi nga ai orientim, mund të mbërrijmë lehtësisht në arqipelagun e Faroeve, ku gjendet mali Hogoyggj, emër shumë i ngjashëm me Ogigia.

Ndërsa tek vendbanimet e veriut të Evropës, që janë shumë të ngjashme me emërtimet homerike nuk gjejmë vetëm Hogoyggj, por edhe, ndër të tjera, dhe Toija dhe Esbo. Emra që në fakt janë përmendur shpesh në tregimet e Homerit: Troja dhe Lesbos. “Një aspekt tjetër i rëndësishme mbi këto toponime, ështe se gjenden në vendin e duhur”- saktëson Vinçi. “Domethënë,  sipas asaj që thotë Homeri ato nuk janë të shpërndara kuturu në Balltik, por tek vendet që përputhen si me Iliadën ashtu edhe Odisean, dhe shkojnë mirë edhe korrespondentët e tyre në Mesdhe.

Zona e Trojës gjendet në një fshat në Finlandës, nga e cila u krijua Toija.

Një vend që nuk është i izoluar. Aty gjenden shumë emra të tjerë, të paktën njëzet, të cilët kujtojnë emrat e aleatëve të Trojanëve. Nga Ogigia, Uliksi udhëtoi për 17 ditë në vendin e fenikasve” i lartë si një mburojë dhe i plot me pyje të errët”. Por një realitet gjeografik nuk reflektohet tek brigjet e Mesdheut, ku ky popull nuk u zbu asnjëherë. Megjithatë, ekzistojnë  rastësi të habitshme me brigjet e fjordeve norvegjeze, një zonë e pasur me dëshmi të epokës së bronzit.

Anije, perëndi, vende …

Jo vetëm vendet, por edhe shumë aspekte të jetës së përditshme të përshkruara nga Homeri, gjejnë pasqyrim në mitologjinë skandinave. Për shembull, anijet. Tek Iliada, akejtë përdorin një hark të dyfishtë dhe direkun kryesor të çmontueshëm. Tek Odisea anijet kanë një fund të sheshtë dhe një zhytje minimale të pjesës fundore. Duket të qe prania e vikingëve të famshëm dhe frikshëm Drakkar:anije jashtëzakonisht të menaxhueshme që duhej të përdoreshin në kushte të pafavorshme, në afërsi të një bregdeti të thyer dhe të përbërë nga ekuipazhe me rremtarë të ndryshëm.

Sipas Vinçit, “ka shumë përputhje mes mitologjisë nordike dhe asaj greke”. ‘Për shembull figura e Odinit, e gjen veten shumë mirë në disa aspekte të Uliksit, dhe kjo është vënë në dukje nga studiues të ndryshëm”. Dhe sërish, episodi i famshëm i përbindëshave detarë, Shilla dhe Karibda mund të jetë vendosur në kepin Lofotodden, në perferinë jugore të arkipelagut të ishujve Lofoten, teatrit të Mailstrom, një vorbull mbresëlënëse që gjenerohet në intervale të rregullta.

Ky fenomen natyror, i cili shoqërohet me rryma të forta, e ka bërë gjithmonë këtë zonë jashtëzakonisht të rrezikshme duke ushqyer legjenda të tmerrshme.

Kjo është një nga pikat më tërheqëse të gjithë hipotezës së Vinçit. Shilla dhe Karibda lidhen tradicionalisht në ngushticën e Mesinës në Itali, por përshkrimi i tyre homerik nuk përputhet me atë të detit që bashkon Siçilinë dhe Kalabrinë. Gjithësesi, në hartën e Vinçit do të takohen, duke ndjekur bregun oqeanik të ishullit të Moskenës dhe iu afruar humnerës së tmerrshme.

Kalimi i kohës

Një tjetër pikë e rëndësishme në mbështetje të teorisë së Vinçit, është kohëzgjatja e ditëve. Në Finlandë nuk arrihet të shihet perëndimi i diellit për periudha të gjata. Por në cilin episod të tregimeve homerike ka referenca mb kohëzgjatjen e ditës, dhe çfarë do të ishte aq e çuditshme? “Një nga provat më të forta në favor të vendndodhjes nordike të poemave homerike – thekson Vinçi – është beteja më e gjatë e Iliadës, e cila zgjat dy ditë të plota pa u ndalur, çka do të qe e pamundur në Greqi.

Në të gjithë Mesdheun në mbrëmje gjatë betejave, ushtarët pushonin. Më rënien e errësirës vazhdimi i luftimeve ishte i pamundur. Ndërkaq në lartësinë e Toijas në Finlandë, rreth muajit qershor, kemi një natë të qartë:dielli zbret pak nën horizont, duke krijuar një muzg që do të lejonte vazhdimin e përleshjeve.

Studimet vazhdojnë

Nga ana tjetër, Lufta e Trojës, është ende objekt i analizave. Disa studiues mendojnë se ka njëfare të vërtete në shkrimet e Homerit, ndërsa i dërgojnë ngjarjet rreth vitit 1200 P.E.S.

Ndërkohë, të tjerë mendojnë se poeti i ka bashkuar disa ngjarje, të cilat kanë ndodhur gjatë betejave të periudhës mikenase në një konfliktit të vetëm:atë ndërmjet grekëve dhe trojanëve.  Të tjerë mendojnë se është e nevojshme të kthehemi disa shekuj pas, dhe të shkojmë në zemër të Finlandës.

Edhe për këtë aspekt, Vinçi e ka një ide:”Ka shumë arsye për të menduar se qyteti i zbuluar nga Shliman në Anadoll nuk është Iliada. Zbulimi më u rëndësishëm ndodhi pak vite më parë, kur u kuptua se fusha përballë qytetit, gjatë Epokës së Bronzit, ka qenë e mbuluar nga deti. Prandaj, nuk mund të qe fushëbeteja ku luftuan akejtë dhe trojanët.

Atëherë çfarë zhbuloi Shliman në vitin 1872? Qytetin e Trojës së përshkruar nga Homeri apo diçka tjetër? Po maska e artë e Agamemnonit e gjendur në Mikenë, dhe e ekspozuar në Muzeun Arkeologjik Kombëtar në Athinë? “Disa kanë avancuar në dyshimin e tyre, se zbulimi është fabrikuar nga vetë Shlieman, për ta patur si trofeun e zbulimeve të tij, ndërsa në fakt bëhet fjalë për një falsifikim shekullit XIX-të”.

Vinçi i referohet teorive të studiuesit amerikan Uilliam M. Kalder dhe Profesor Dejvid A. Treil. Përfundimisht, një hipotezë mjaft tërheqëse: një qytetërim i lashtë lundërtarësh që do të popullonte disa rajone veriore, nga Skandinavia në Kanada, gjatë të ashtuquajturës Optimum Climaticum, një periudhë e favorshme klimatike ndërmjet viteve 7000- 3000 Para Krishtit. Pastaj, kur temperaturat filluan të bjenë, ky popull do të detyrohej të emigronte më në jug, duke zbritur në drejtim të Mesdheut, Kaukazit, Indisë, Amerikës dhe Japonisë, dhe çuar kudo kujtesën e miteve, heronjtë dhe legjendave të tij.

Homeri në Balltik. Origjina nordike e Odiseas dhe Iliadës

I botuar për herë të parë në vitin 1995, libri përbëhet nga më shumë 500 faqe dhe përshkruan se si skenari i Odiseas dhe Iliadës identifikohet me Detin Baltik dhe Veriun e Atlantikut, dhe jo me vendet e Mesdheut. Autori Feliçe Vinçi niset nga një seri mospërputhjesh, si klima e ftohtë, heronjtë flokëverdhë, lumenj që ndryshojnë shtratin e tyre, Peloponezi i sheshtë, ishuj dhe popujt për të cilët është e pamundur të gjenden gjurmë, për të kaluar dhe analizuar sagat që i dhanë jetë dy poemave të Homerit.

Sjellë në shqip nga Bota.al

Leave a Reply

Back to top button